Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Ndryshimet në qeveri/ Çfarë përfaqëson ikja e Shahinit dhe a do të jetë e vetmja?

Ndryshimet në qeveri/ Çfarë përfaqëson ikja e

Një ose dy muaj më parë opinioni publik por edhe qarqe brenda PS-së folën për një mundësi të ndryshimeve në qeveri me ardhjen e vjeshtës.

Pas dy bombave tymuese, ku ministrja e Arsimit Besa Shahini tha që do të largohej, po ashtu edhe ministri i Brendshëm Sandër Llesha deklaroi në Vlorë se nuk do të jetë ministër.

Pikërisht sot Edi Rama e ndau nyjen e parë duke e zëvendësuar Besa Shahinin me deputeten e Elbasanit Evis Kushi. Një lëvizje e pastër politike. Kjo lëvizje bëhet pikërisht në një kohë qëPresidenti  i Republikës ka dekretuar 25 prillin si datë zgjedhjesh, ndërsa Rama ka shpërndarë njerëzit si të deleguarit e PS-së në qarqe.

Emra të ministrave të qeverisë së shkuar më shumë dhe thuajse asnjë ministër nuk do të marrë një funksion politik.

Ndërkohë zëra nga opinioni publik i bëjnë të ditur kreut të qeverisë se nëse do të dalë për një mandat të tretë në zgjedhje, i duhet një ekip me një imazh të fuqishëm politik dhe jo një statukuo aktuale e të luhet me demonizimin e kundërshtarit.

Po sa do të ndikojë një ndryshim qeverie pak muaj pas zgjedhjeve? E cila gjithsesi do të zëvendësohej pas 25 prillit nëse Rama merr mazhorancën.

Ka disa modele për këtë. Ekziston modeli i Maqedonisë së Veriut, e cila prej dy sezonesh elektorale emëron një kabinet teknik 3 muaj para zgjedhjeve, i cili sot po cilësohet gjithnjë e më i dështuar.

Zijadin Sela, në një intervistë për Shqip para pak kohësh tha se edhe pse e fshehur në termin “teknik” një kabinet koalicioni i pozitës dhe opozitës  është vetëm një qeveri elektorale, ku sërish mazhoranca e merr “pjesën e luanit”.

Kemi edhe modelin grek ku përpara zgjedhjeve qeverisin gjykatësit e lartë të vendit, të cilit si kemi.

Por ekziston edhe një logjikë për të cilën edhe është folur nga debati e komentet që i kërkonin rifreskim kabineti Ramës.

Është prezantimi i një kabineti të ndryshuar, i cili do të jetë fytyra politike e kërkesës për mandat të tretë. Që natyrisht për kaq muaj nuk se bën ndonjë gjë të madhe se është pak kohë, por i jep një peshë asaj që quhet përfaqësimi politik, i cili thuajse në të gjithë spektrin është në krizë.

Një kabinet politik që të japë imazh si do të jetë oferta e ardhshme, jo vetëm në program, por më shumë në fenomenin e figurave që propozon; jo si individë por si logjikë që komunikon me zgjedhësit. Kjo i jep njerëzve një transparencë dhe një mundësi më të qartë zgjedhjeje, natyrisht duke e ballafaquar edhe me ekipin përfaqësues që do të zgjedhë opozita.

Por a do të jetë një lëvizje e veçuar ajo që Edi Rama bëri sot me Besa Shahinin dhe Evis Hushin, apo do të shoqërohet në mënyrë të veçuar edhe nga manovra të tjera.

Një manovër en bloc e Ramës ka gjasa që të hasë rezistencë tek Presidenti Meta për dekretin, ndaj sipas gjasave këto lëvizje do të jenë me pikatore, duke bërë manovrat një nga një.

Por nga emërimi i Evis Hushit mund të thuhet diçka; politikisht Rama i jep Elbasanit një peshë të rëndësishme dhe duket si prioritet i PS-së për të arritur të paktën rezultatin e 2017-s. Por dy pika të tjera të tjera të dobëta politike janë Durrësi e Shkodra, ku PS mund të ndjekë shembullin e rokadës në ministrinë e Arsimit.

A do të jetë lëvizja e radhës në ministrinë e Brendshme meqë e paralajmëroi Sandër Lleshaj? Në këtë mement duket ka mjaft emra të njohur të PS-së që të kanë nisur të ëndërrojnë kolltukun e ministrisë së Brendshme? Por sipas gjasave, ky endërrimtar nuk është nga Elbasani....

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore