
“Mos i ri afër, mosss…”/ Shoferi në gjumë, kamioni përplaset me bordurat e autostradës dhe shkatërron ndriçimin (VIDEO)
Një shofer kamioni për pak sa nuk ka shkaktuar një aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës. Kanë qenë disa qytetarë që kanë filmuar momentet kur shoferi kamionit humb kontrollin e automjetit dhe bën disa manovra të rrëzikshme në autostradën e rënduar nga trafiku.
Ai është përplasur me bordurat anësore, por fatmirësisht makina nuk u përmbys, duke shmangur edhe krijimin e një zinxhiri aksidentesh, raporton SHQIP.
Qytetari që filmon pamjet, një tjetër drejtues automjeti, që ndodhet prapa kamionit, aludon se shoferi mund të jetë në gjumë.
Ndërkohë një pasagjere e frikësuar që ndodhet në automjet i kërkon të bëjë kujdes dhe të mos qëndrojë prapa kamionit.
“Hajde avash, mos i rri afër. Mos i rri afër, mossss i rri afër”, thotë vajza.
Por ndërkohë që vajza flet kamioni përplaset sërish me bordurat e krahut tjetër të autostradës, duke shkatërruar edhe shtyllat e ndriçimit. / Gazeta SHQIP









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Letra/ Familja Haklaj i shkruan ambasadores Kim: Politika e krimit të or...
Historia e plotë >
“Alkooli nuk të bën dëm”/ Vendimi i Prokurorit Ervin Karanxha: Të futësh...
Historia e plotë >
Pabarazi dhe pakënaqësi/ Ballkanit do t'i duhen vite për vaksinën anti Covid, shqetësimi në Shqipëri janë manifestimet

Asnjë i infektuar me Covid nuk mund të votojë

Pasaporta e vaksinimit, si do të funksionojë në Itali dhe problemet
Zgjedhje 2021

Basha: Ka zero shanse që Rama të jetë pjesë e qeverisë sime pas 25 prillit
Historia e plotë >


