Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Mësime nga një faturë

Mësime nga një faturë

Kur blej ushqime, zakonisht nuk e marr me vete faturën. Por kur isha së fundmi në Varshavë tek një supermarket i leverdisshëm, e ngjesha faturën mes produkteve të blera.

Në shtëpi pastaj e pashë më me vëmendje: Nën totalin e çmimit dhe mënyrës së pagesës ishte shënuar një shumë më e vogël me të dhënën „e përgjithshme të produkteve ‚bli atë që është polake‘". Kjo shumë ishte pozicionuar mirë në qendër dhe përmes disa yjeve dhe një logoje ishte ekspozuar më dukshëm se çmimi për të gjithë shumën e blerjes.

Ky informacion më habiti. Për një kohë të gjatë kam qenë punonjës i qendrës së dokumentimit të Këlnit. Vula cilësie si "ariane e garantuar” dhe shënime për "dyqane gjermane” më ranë atëherë menjëherë në sy.

Janë këto shenja të përsëritjes së historisë? Në një vështrim më të thelluar aksioni "bli atë që është polake” është paradoksal. Rrjeti i discounterave që e ka miratuar atë dhe që e promovon me ulje prej një viti, bën pjesë tek një koncern i huaj tregtie. A nuk bën autogol një sipërmarrje e huaj, kur i nxit klientët e saj të blejnë produkte vendase? E çfarë kuptimi ka për klientët, të blejnë produkte "polake” tek një tregtar "jo polak”?

Portokalle të lëngshme polake nga Brazili

Në faturë shënohej me të vogla, se në faqen e internetit të koncernit gjendej lista e produkteve. Për habinë time atje gjeta ndër të tjera edhe një lëng portokalli të freskët dhe një salmon Atlantiku. Çfarë kërkonin portokallet e lëngshme, që sipas etiketës rriteshin në Brazil dhe një salmon nga Atlantiku tek produktet "polake”?

Sipas kërkimeve të mia: Kjo temë nuk ishte e panjohur. Shoqatat bujqësore në Poloni protestuan që vitin e kaluar, pasi edhe Coca-Cola apo çamçakëzi Orbit ndodhej në listën e "produkteve polake”. Ndërkohë ato janë hequr nga kjo listë. Megjithatë rrjeti i supermarketeve "discounter” shkruan se tek ky aksion marrin pjesë edhe marka produktesh që janë të regjistruara në vend apo që vijnë nga sipërmarrje që krijojnë vende pune në Poloni.

Gënjeshtra dhe nostalgji

I ashtuquajturi patriotizmi ekonomik nuk është i përpahur vetëm në Poloni. Ndërkohë që koncernet që veprojnë në shkallë ndërkombëtare luajnë një lojë cinike: Ato etiketojnë si vendase produktet, që në të vërtetë prodhohen në struktura komplekse të globalizuara për të krijuar me këtë afërsi me klientët dhe më në fund të kenë më shumë përfitim.

Në të njëjtën kohë transmentohet një imazh i gabuar i jetës sonë. Lokalja promovohet si e mirë e vlefshme, megjithëse as nuk ofrohet në të vërtetë dhe as ndokush nuk është i gatshëm të heqë dorë nga pasuria e ofertës globale. Kështu ne konsumatoret e konsumatorët edukohemi si skizofrenë të palumtur. Ushqehen shpresa, të cilave nuk u përgjigjemi dhe krijohet një lloj zhgënjimi i vazhdueshëm.

Të mos harrojmë që strategji të tilla marketingu ushqejnë populizmin e orientuar nga nacionalizmi në politikë. Ato përgatisin terrenin për ata politikane e politikanë që duan të përfitojnë kapital politik nga dëshira nostalgjike për atë që është afër. Kur vetë politikanët e dinë ashtu si dhe koncernet globale: Ky është një premtim bosh.

Në psikologjinë e marketingut tematizohet e ashtuquajtura përgjegjësia sociale e biznesit. Pyetja qendrore mbetet, si mund të pajtohet kjo lloj përgjegjësie me tregtinë e orientuar nga fitimi. Kjo shoqërohet edhe nga një sfidë tjetër: Në botën tonë të globalizuar strukturat ekonomike, vendimmarrja dhe proceset e tregtisë dhe prodhimit po bëhen gjithnjë e më komplekse. Ato zbulohen shpejt si paradoksale, sapo përpiqesh t'i analizosh.

Narrativa në marketing

Paradokset veçse nuk të ndihmojnë në rritjen e fitimit. Ka studime, që u atestojnë pikërisht njerëzve në kulturat globale perëndimore një tolerancë veçanërisht të ulët për ambiguitetin. Që të ecë biznesi, krijohen iluzione të një bote amtare. Jo më kot strategët e marketingut kanë zbuluar narrativin për vete. Kështu histori e personazhe impresionues nuk gjenden vetëm në romane, por edhe në...tekste publiciteti. Unë nuk besoj, se si individ mund të bësh diçka kundër kësaj.

Por do të dëshiroja, që kurrikulat tona arsimore dhe socializuese të na përgatisin më mirë të dimë si të veprojmë me ambiguitetin në botën tonë. Që ne të dimë të vlerësojmë narrativat vendase, por të mos zhvillojmë në të njëjtën kohë nostalgji të rrezikshme aty ku veprojmë në mënyrë globale si persona apo si shoqëri. Këto mund të na ndihmojnë të kuptojmë jo vetëm mënyrën si konsumojmë, por edhe për shembull si të veprojmë me kompleksitetin e krizës së COVID-19 apo të mobilitetit global. E ndoshta me këtë të mënjanojmë rrezikun e përsëritjes së historisë.

Stanis?aw (Stan) Strasburger është shkrimtar dhe menaxher kulture. Pikërëndesat e studimeve të tij janë kujtesa dhe mobiliteti. Romani i tij „Tregtari i historive" u botua në vitin 2018 në gjermanisht. Autori ka lindur në Varshavë dhe jeton në Berlin, Varshavë e qytete të tjera europiane. Hulumtimet për këtë artikull u mbështetën nga Senati i Berlinit. /DW

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore