Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Manovra e Ilir Metës që bindi Lulzim Bashën për listat e hapura

Manovra e Ilir Metës që bindi Lulzim Bashën për listat e

Pranimi i listave të hapura nga Partia Demokratike, duket qartë se ka ndërhyrjen e lobimit intensiv të Ilir Metës, i cili me anë të një programi negociatash që pa gdhirë, arriti që të krijojë një premisë për një normalitet në politikën shqiptare.

Ku të gjitha palët të futen në një proces, i cili sipas gjasave, edhe pse do të ketë kundërshtime e probleme, nuk pritet të përsëriten skenat e bojkotit e të molotovëve.

Në fakt i gjithë ky operacion duket se është një politikë e pastër e opozitës, që sipas të gjitha gjasave vunë re që kuotat në elektorat nuk po i ngriheshin aspak nga rënia në kurthin e Edi Ramës për të përjashtuar listat e hapura.

Ndërkaq, ideja e hapjes së listave, nuk ka qenë vetëm e opozitës parlamentare, e cila shpëtoi sistemin një vit më parë, por indirekt edhe e ndërkombëtarëve.

Tashmë dihet propozimi apo hedhja e idesë nga ambasadorja amerikane në Tiranë, për instalimin e një modeli të ngjashëm me atë danez.

Ky fakt, por edhe realiteti politik në Parlament, ku Edi Rama i ka numrat dhe mund të miratojë gjithçka mundet, e ka bërë Ilir Metën të marrë në një farë mënyre iniciativën politike, që të bëhet protagonist i një lëvizjeje “blic”, me të cilin bindi Lulzim Bashën që të pranojë një variant, ndaj të cilit PD-ja nuk pranonte të afrohej, madje komentatorë pranë tij sulmonin të gjithë përkrahësit apo simpatizantët e listave të hapura.

Ditën e sotme duket se gjithçka po ndodh nuk ka qenë prezent vetëm 24 orë më parë.

Si numri dy i PD-së, Gazmend Bardhi, ashtu edhe ai i LSI-së Petrit Vasili deklaruan se tashmë listat e hapura ishin një alibi e Edi Ramës për të ndaluar humbjen.

“Kishin një sensibilitet për listat e hapura dhe ne ua dhamë të plotë. Pjesë e farsës që humbësit iu lihen qytetarëve dhe fituesit i mbajnë kryetarët nuk është për ne. Të gjitha forcat politike që kanë afërsi programore grupohen në koalicion. Çfarë thotë Edi Rama, jo thotë, ta lëmë këtë punë të dalë si të dalë dhe ditën pas zgjedhjeve bëjmë pazarin. Opozita është përballë moralin, së bashku marrim një përgjegjësi politike, ndërkohë që u ofrohet Pazar politika. Është një ndjeshmëri që opozita është shprehur kohë më parë. Erdhi dita për t’ju çjerrë maskat”, deklaroi  Petrit Vasili.

Një qëndrim që flet për një atmosferë të re, ku prej 5 qershorit gjithçka mbeti e bllokuar  e me një tis helmi politik e deklaratash përplasëse.

Ku paska qenë Ilir Meta, që ta kishte bindur Lulzim Bashën me kohë….

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore