Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Lufta e Bjellorusisë, një kujtesë e fuqishme e vlerës së lirisë!  

Lufta e Bjellorusisë, një kujtesë e fuqishme e vlerës

Nga të gjitha skenat prekëse nga Bjellorusia, një më mbetet në mendje: një burrë, ndoshta tek të 30-tat, që mban fëmijën e tij në krah. "Zgjedhjet ishin ...", thotë ai para kamerës, ndalon me nervozizëm për një moment të gjatë, hedh vështrimin nga fëmija dhe pastaj përfundon në mënyrë shpërthyese, "të falsifikuara!" Aty keni momentin e saktë, thelbësor të cdo lëvizjeje proteste kundër një diktature, kur individi arrin të kapërcejë barrierën e frikës.

Dje, ai nuk do të guxonte ta plotësonte atë fjali në publik. Sot, e gjen veten mes dhjetëra mijërave që po bërtasin të njëjtën gjë duke tundur flamurin kuq e bardhë, të ngritur për një Bjellorusi më të mirë. Duhet cuar zëri për fëmijën qe mban në krahë! Ngjarjet në Bjellorusi tani i bashkohen një linje të gjatë lëvizjesh proteste anti-Sovjetike dhe anti-post-Sovjetike - disa prej tyre patën sukses, disa dështuan. "Revolucionet me ngjyra" është një term i çuditshëm, e i komprometuar politikisht që ofron një perspektivë shumë të shkurtër.

Meqenëse Bjellorusia është më Sovjetikja nga të gjitha shtetet post-Sovjetike, në rastin e saj mund të shkoni prapa në kohë, deri në protestat e Gjermanisë Lindore në vitin 1953. Kur shihni punëtorët në fabrikat e mëdha shtetërore, të cilat përballen me Aleksandër Lukashenkon dhe sic raportohet, formojnë një komitet krizash mes disa fabrikave, kaloni në Poloninë e vitit 1980.

Apo ndoshta është më shumë si Armenia e vitit 2018? Ose Ukraina në 2014? Apo - referenca e pashmangshme - revolucionet qendrore europiane e vitit 1989? Dhe mos harroni se bjellorusët vetë e kanë provuar disa herë më parë. Këto nuk janë të parat zgjedhje që Lukashenko i manipulon. Çdo herë ne evidentojmë elemente nga instancat e hershme të rezistencës civile, por gjithmonë ka diçka të re. Këtu është roli i "grave me të bardha" që bashkojnë duart në zinxhirët njerëzorë të një proteste jo të dhunshme dhe bëjnë një kontrast perfekt teatral me Lukashenkon, epitome me fytyrë derri e bully-t shovinist.

Të përpiqesh të marrësh me mend se si do të përfundojë e gjithë kjo, është gabim trashanik. Në momente të tilla, askush nuk e di se çfarë do të ndodhë këtë pasdite, lëre më nesër. Por nuk është shumë shpejt të shpaloset një mesazh i qartë nga rrugët e Bjellorusisë.Në një përmbledhje të librit të ri të Anne Applebaum, “Twilight of Democracy”, shkencëtari politik Ivan Krastev këshillon atë ( dhe ne), të mos i bëjnë idealet dhe "të vërtetat gjysëm të dukshme" të vitit 1989 si pikënisje për të ribërë botën e sotme.

E gjitha varet nga ajo që mendoni se ishte “e vërteta e vetëkuptueshme” e vitit 1989. Nëse mendoni se historia do të shpalosej pa probleme dhe në mënyrë të pashmangshme drejt demokracisë liberale të tipit perëndimor, atëherë padyshim që ky do të ishte një mendim I gabuar. Unë personalisht do të doja që Bjellorusia të bëhej një demokraci liberale, e sigurtë brenda BE-së dhe Natos si fqinjët e saj balltikë.

Por kjo nuk do të ndodhë së shpejti, në masë të madhe sepse Vladimir Putin nuk e lejon, por edhe sepse aktualisht nuk ka shumicë pro një lëvizjeje të tillë edhe brenda kufijve. Opozita bjelloruse insiston me mençuri se kjo nuk është një luftë gjeopolitike mes Rusisë dhe perëndimit. Por ndërkohë, e vërteta e vetëkuptueshme e vitit 1989 ishte që njerëzit që jetojnë për një kohë të gjatë nën një diktaturë zakonisht përfundojnë duke dëshiruar lirinë.

Dhe një ditë, ata e ngrenë zërin. "Njerëzit janë lodhur nga gënjeshtrat, janë lodhur nga mungesa e lirisë së fjalës," thotë Aleksandr, 41 vjeç, një punëtor i energjisë elektrike. “Një frymë e re kolektive është zgjuar dhe ai shpirt nuk mund të futet kurrë në shishe,” shprehet Lesya, 24 vjeç, anesteziste. Këtu është poezia e njerëzve, e cila natyrisht mund të pasohet nga proza ??zhgënjyese. Por quamëni amerikan nëse dëshironi, unë mendoj se duhet të besojmë më shumë në fuqinë e lirisë – sepse edhe ky besim në vetvete është pjesë e rëndësishme e kësaj fuqie.Marrë nga The Guardian/ Përkthim i Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore