Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Listat provojnë, se Berisha po përgatit shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 Prill

Listat provojnë, se Berisha po përgatit shkarkimin e Lulzim

Nëse deri dje keni pyetur: “A do e kandidojë Basha në lista për deputet Sali Berishën?” keni gabuar shumë. Ka ardhur koha të pyesni anasjelltas: “A do e kandidojë Berisha në lista Bashën dhe a do e shkarkojë atë pas humbjes më 25 Prill?”

Listat nuk i bën Basha, por Berisha. 100% të emrave që janë deleguar në krye të listave të Partisë Demokratike në çdo qark i njoh personalisht.

Duke ruajtur etikën sociale dhe profesionalizmin politik, nuk po analizoj karakteristikat apo vlerat e tyre, por po bëj një konstatim: 100% e tyre janë të preferuarit e Sali Berishës dhe jo të Lulzim Bashës.

Faktet janë kokëfortë dhe provojnë më shumë se analizat:

- drejtuesit e qarqeve, rrëzuan komisionin Nishani, Ruli, Mustafaj,
- 50% e të zgjedhurve janë jashtë kritereve të komisionit,
- Anëtarët e komisionit po fusin veten si depuet,
- disa emra të deleguarish nuk u votuan nga Basha apo komisioni por i rifuti Berisha në lojë,
- Edmond Spaho, Edi Paloka, Gazmend Bardhi, Alfred Rushaj, Albana Vokshi, Flamur Noka, Xhelal Mziu, Tritan Shehu, Grida Duma, Enkeled Alibeaj, Elidon Bushati, Bujar Leskaj, Mark Marku, Belind Këlliçi, Aldo Bumçi, Flamur Hoxha (janë koleg të Berishës ose miq të familjes tij)
- Nga 6000 kandidatë nuk gjen asnjë emër që të jetë prurje e Bashës apo e Komisionit Nishani.
- Nga 6000 kandidat nuk gjen asnjë emër intelektuali të ardhur jashtë strukturave apo listave të Gjirit Lalzit.
- Nga 6000 emra fushatë kandidatës, listat po mbahen sekrat për tu çuar me zarf 6 minutat e fundit.
- Nga 6000 emra kandidatësh, asnjë juk rezulton që mos ketë lidhje me Berishën.

Po pse gjithë ky izolim dhe kthim prapa?

Logjika është e thjeshtë: Sali Berisha është koshient për rezultatin.

Berisha e ka deklaruar me dhjetëra herë: “Rama nuk rrëzohet me vota por me revolucion”

Partia Demokratike po shkon n? zgjdhje me disa disavantazhe:

- pa qeveri teknike
- pa asnjë bashki demokrate
- pa dorëheqjen e Ramës
- pa një Kod Elektoral favorizues
- pa koalicion solid
- pa struktura
- pa bashkuar 7 partitë e reja që u krijuan nga kritikët brenda PD
- pa mbështetje ndërkombëtare
- pa votat e emigrantve
- pa komisione elektorale të sigurta

Për këto arsye Berisha po përgatit planin B: Shkarkimin e Lulzim Bashës në 26 Prill.

S’ka faj, sepse do jenë 4 vite të vështira. Elektorati do zhgënjehet dhe konsumohet 12 vjet në opozitë. Meta nuk rizgjidhet dot President. Berisha vetë do mbush 80 vjeç.

Basha duhet të largohet se nuk i shkon më askush prapa.

Në këto kushte duhet të shtrëngoj rradhët, të largoj Bash?n si fajtor duke parandaluar çdo “rebelim” brenda rradhve dhe duke rizgjedhur brenda gardës tij: “Gjeneralin e ri të ushtrisë së vdekur”

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore