Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Listat e koalicionet; ja si rikthehet kriza pas tre javëve si axhendë e politikës

Listat e koalicionet; ja si rikthehet kriza pas tre javëve si axhendë

Ilir Meta duket se do të jetë stacioni i radhës i krizës së re politike në vend. Presidenti, brenda tre javëve do të duhet të dekretojë, të hedhë poshtë, apo të kalojë në heshtje amendamentet e reja Kushtetuese në lidhje me listat e hapura dhe ndryshimin e formulës së koalicioneve.

Sipas gjasave, apo edhe atë që vetë Presidenti ka deklaruar, do të shkojmë tek refuzimi për dekretim, dhe kthimi edhe njëherë në Parlament. Kjo edhe për vetë faktin se këto ditë duket se nuk do të ketë negociata mes palëve për të arritur konsensus mbi përmbajtjen e ndryshimeve në Kod për listat e hapura dhe koalicioneve.

Edi Rama, në intervistën e dhënë dy ditë më parë, bëri të qartë se kontaktet do të nisin pas pushimeve verore. E kështu nga java e tretë e gushtit, politika do të hyjë sërish në ngërç me të njëjtin objekt, me të njëjtin formë, e përmbajtje, vetëm me një raport të ri forcash, ku Presidenti do të jetë protagonist i një rezistence ndaj mazhorancës, çka mund të rrisë rolin protagonist të Metës.

E në këtë rast, do të duket plani i Lulzim Bashës, i cili pas ndryshimeve Kushtetuese ka zhvilluar një seri konsultimesh me ambasadorët e SHBA, BE-së por edhe vendeve të veçanta europiane, siç ishte ai i Gjermanisë.

Fakt është se nga ana e selisë blu duket se ka një zhgënjim përballë ambasadores amerikane, çka u vu re edhe në disa postime të bëra virale në rrjete sociale nga njerëz pranë kreut të PD-së.

Kjo duket taktikë për të lëvizur gjërat nga ana e ambasadores Kim më shumë drejt Bashës, në negociatat që pritet të rinisin pas pushimeve. Por në këtë rast, duhet parë si akti me dekret i Presidentit Meta, qëndrimet e tij politike pas aktit, por edhe reagimet e qarqeve diplomatike ndaj këtij akti.

Mazhoranca do të jetë e detyruar që të nisë edhe njëherë nga e para diskutimin e përmbajtjes së amendamenteve kushtetuese në Komisione, e pikërisht këtu mund të rivihet në punë Këshilli Politik.

Por që të ndodhë kjo do të duhet të ketë një gurgule, apo krizë të re në politikë. Që nuk është çudi që të galvanizohet nga ndonjë dekret tjetër, apo paralajmërim për dekret i Presidentit Ilir Meta.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore