Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Listat e hapura, a rrezikojnë të na rikthejnë të fortët e zonës në Parlament?!

Listat e hapura, a rrezikojnë të na rikthejnë të fortët

Shqipëria ndryshoi sistemin në vitin 2008, pas një logjike që ishte vënë re në zgjedhjet e vitit 2005, e më para, ku të ashtuquajtur të “fortë”, përkatësisht biznesmenë nisën të bëhen deputetë duke shfrytëzuar një pjesë të mbështetjes politike, kurse tjetrën e përdornin nga influence personale.

U vendos kështu që të sistemi të jetë proporcional, por me lista të mbyllura që përzgjidhen nga kryetarët.

Por edhe ky sistem nuk i zhduku të “fortët”, nuk i zhduku biznesmenët, të cilët ishin kontigjenti më i preferuar i kryetarëve të siguronin financime për fushatat zgjedhore.

Siç dihet, ku më shumë e ku më pak, nga 2009-a, 2013 por edhe në 2017 pamë mjaft biznesmenë, që megjithëse dikush fitoi profil politik, pati një hapësirë politike që ushqente klientelizëm.

Këta biznesmenë, apo njerëz të fortë, familje të mëdha, aleanca tribale, i pamë edhe në listat fluide ku deputetë të ndryshëm kalonin sa në një grup parlamentar dhe sa në tjetrin, duke parë më shumë interesin e tyre sesa atë të logjikës së politikës që përfaqësonin.

E kur me listat e mbyllura pati këtë infusion të të “fortëve”, me listat e hapura rrezikojmë të krijohen arti apo lista elektorale e këtyre personave. Në legjislaturën e vitit 2005-2009, ne përjetuam krijimin e poleve të tilla politike në Parlament që votat i kishin marrë nga parti të tjerë, por arritën të krijojnë një pol politik që t’i bëjnë presion politik mazhorancës së PD-së me anë të numrave në Kuvend, për të marrë një post në qeveri.

E pikërisht me hapjen e listave, ky fenomen ka shumë gjasa të marrë “të drejtën e qytetarisë”, pra mund të krijojë realitete politike jashtë konteksteve politikisht të ngjizura në vend.

Që do të thotë: në një rajon të caktuar, nëse një emër me influencë arrin të sigurojë një mandate deputeti, me të mund të bëjë jo politikë klasike, por tribale e personale, e kjo mund të ndodhë në reaksion zinxhir, duke krijuar mundësinë e dobësimit jo thjesht të establishmentit, por të ofertës politike.

Pra krijon premisat e influencës së vjetër të “bejlerëve” që kontrollojnë qendrat nevralgjike politike. Qoftë qendrore por edhe lokale.

Këtu mund të përmendim deputetin Eduard Ndocaj dhe fjalimet e tij që gajsasnin publikun? Ja ai është metafora e listave të hapura.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore