Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, pas zhbalancimit politik pro opozitës për çështjen e listave të hapura, është futur edhe më tej në lojën politike ditore.

Sëfundmi ai ka hyrë në betejën e qarkut të Durrësit, ku siç përflitet, pritet të kandidojë bashkëshortja e tij, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi. Meta ka marrë si kauzë papritur çështjen e Porto Romanos, duke shprehur pezmin e tij, që ajo zonë që ishte kthyer në një tmerr mjedisor për bashkinë Durrës, sot po transformohet si një zonë urbane me standarde të larta.

Meta, sot ka sulmuar hapur pastrimin e Porto Romanos si një vend grumbullim mbeturinash dhe masakër mjedisore, aty ku ndodhet kampusi universitar i “Aleksandër Moisiut”, por edhe zona industriale e hidrokarbureve.

Porto Romano sot po kthehet në një zonë e pastruar urbane dhe po zhvillohet në bazë të një plani apo programi, që kërkon që të vëzhgohet dhe të diskutohet nga publiku.

Por loja politike me plehrat, apo depozitimin e mbeturinave nga Ilir Meta, krijon një asocacion natyrshëm se presidenti në këtë rast, nuk është i shqetësuar për plehrat e Porto Romanos.

Meta sot, flet në postimin e tij për trasnarencë dhe kontrata qeveritare, e që në fakt ai është politikani që në Shqipëri ka themeluar klientelizmin politik të kontratave qeveritare.

Meta sot, flet për kontrata transparente, ndërkohë kur si kryeministër me një firmë privatizoi dy licensat publike të telefonisë celulare, duke ja dhuruar një shteti fqinj-Greqisë. Ishte koha kur si pasojë e kësaj firme për vite me radhë fluturonin shuma kolosale si remitanca ekomomike fitimi në Greqi.

Ishte koha kur pikërisht në Durrës, ndodheshin tankerat e shumicës së furnizimit me naftë të Shqipërisë, e ku monopolin e kishte një kompani greke falë Ilir Metës.

Meta me firmën e tij në krye të qeverisë, privatizoi asete të rëndësishme kombëtare duke e shpërndarë sipas klientelës, siç është rasti i Birra Tirana.

Kur qeveriste me Berishën, u dhanë konçensionet më korruptive si ngjyrosja e karburanteve, koncensioni i pullave fiskale, ai i kasave fiskale, apo Rapiskani i frikshëm që i merr prej më shumë se 10 vjetëve tregëtarëve shqiptare një tarifë fikse, vetëm se skanon ngarkesat, ndërkohë që këtë koncesion nga e gjithë bota, e ka vetëm Shqipëria.

Këto janë fakte që bërtasin dhe ka vite që flasin media dhe aktorë të rëndësishëm në opinionin politik. Asnjë fjalë, asnjë diskutim, asnjë ndjesë.

Ai po bën fushatë elektorale, duke parë vështirësinë e tij për të hyrë në Durrës, sepse vitet e fundit i kanë dezertuar edhe bashkëpuntorët e tij më të ngushtë në këtë qark.

Meta kërkon të gjejë elementë radikalë tek opozitarët e thekur, të mbysë Durrësin në plehra e që më pas të prodhojë vota për partinë e tij, LSI.

Më poshtë foto nga Porto Romano, si ka qënë para 2 vitesh:

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!

Kur plehrat e Durrësit, përdoren si vota për Ilir Metën!
Fotografuar nga Universiteti "Aleksandër Moisiu"

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore