Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Komunikimi publik i Ramës me shefat e shtabeve, shikoni si urdhëron me telefon

Komunikimi publik i Ramës me shefat e shtabeve, shikoni si urdhëron me

Fushata elektorale në këtë kohë pandemie po kushtëzon partitë politike për të realizuar takime masive dhe mbushur sheshet.

Të gjendur përballë kësaj situate, kryesocialisti Edi Rama ka gjetur një metodë tjetër komunikimi në media, duke folur në telefon nga makina me shefat e shtabeve të qarqeve me qëllim për t’u njohur me situatën zgjedhore dhe përgatitjet për fushatën që po shkon drejt finishit.

Një metodë ndryshe, pasi jemi mësuar që liderët e politikës të shfaqen në udhëtimet me makina, duke iu kthyer përgjigje komentuesve në rrjetet sociale, por jo që të transmentojnë bisedat telefonike, e që sigurisht postohen si “kaseta të gatshme” në Facebook.

Kështu ishin bisedat e sotme mes Niko Peleshit dhe Damian Gjiknurit, duke i trajtuar ata si ushtarët që raportonin para kapterit mbi situatën, e duke lëshuar batuta me shprehjet që dikur përbënin edhe betejën e ashpër mes mazhorancës dhe opozitës, siç ishte ajo e përgjimeve me zgjedhjet e Dibrës.

Se çfarë impakti ka një formë e tillë komunikimi dhe se kush nga ekspertët e fushatave zgjedhore ia kanë sugjeruar Ramës, kjo nuk merret vesh, por tingëllon e pagjetur.

Kapteri që thërret ushtarët për të raportuar mbi shërbimin që po kryen në “repartin politik”.

Liderët politikë sipas praktikave të vendeve të demokracive perëndimore i përdorin rrjetet sociale për të dhënë mesazhe ndaj njerëzve e jo për të hedhur “kaseta e gatshme” me batuta me “tërmete politike”.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore