Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Kalorësia e Covid-19 nuk duket gjëkundi në horizont. Tani, na duhet një qasje globale!

Kalorësia e Covid-19 nuk duket gjëkundi në horizont. Tani, na

Teksa Britania e Madhe lufton me kërkesën shteruese për teste të Covid-19, sekretari i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se vendi duhet të bashkohet për t`i mbajtur të ulëta ritmet e përhapjes së infeksionit teksa ne presim kalorësinë të shfaqet në horizont.

Kalorësia, në fjalët e tij, do të vinte në formën e shkencës që do të sjellë një vaksinë, trajtime efektive dhe aftësinë për të ndërmarrë testime në shkallë të gjerë. Zbulimi i rasteve, gjurmimi i kontakteve dhe frenimi i infeksionit mbetet arma jonë më e fortë.

Por e vërteta është se ne kemi nevojë urgjente për të gjetur edhe qasje të reja me qëllimin të arrihet tek testimet masive, sepse kalorësia mund të mos jetë këtu së shpejti; kemi një rrugë të gjatë përpara. Ky tani është një infeksion global endemik - që do të thotë se është i pranishëm brenda komuniteteve gjatë gjithë kohës, në të gjithë botën.

Ne do t'ia dalim më shpejt nëse punojmë së bashku dhe reshtim së kërkuari zgjidhje  nacionaliste për pandemitë. Kjo mund të ndihmojë të theksohen disa pika thelbësore: Covid-19 është një sëmundje serioze që bëhet vdekjeprurëse për disa, shkakton sëmundje shkatërruese tek të tjerët, por sërish mund të jetë pa simptoma në rreth 70% të rasteve. Rreziku varion jashtëzakonisht shumë.

Ndërsa kthehemi në punë dhe shkollë, rritja e kërkesës për testim nuk është befasi, por as vështirësia që po has sistemi për të vazhduar. Kjo shkallë kërkese mbërrin deri tej ajo e kërkesës për testim masiv, por ne ende nuk kemi sisteme ose teknologji për diçka të tillë- veçanërisht në mungesë të një vaksine dhe ilaçesh efektive antivirale.

Mos harroni se testimi për Covid-19, ose ndonjë sëmundje infektive, ndërmerret për qëllime të ndryshme: diagnostifikimi, zbulimi dhe shqyrtimi i rastit, e gjithashtu edhe mbikëqyrja.

Testimi diagnostikues është ai ku pacientët me simptoma testohen për praninë e një infeksioni me qëllim menaxhimin dhe trajtimin të një individi. Ekzaminimi, sidoqoftë, ndërmerret zakonisht tek njerëzit pa simptoma për të zbuluar nëse dikush brenda një grupi personash si për shembull në një vend pune, shkollë apo azil pleqsh, është i infektuar dhe kështu kthehet në rrezik për të tjerët.

Më në fund, ka mbikëqyrje. Testi epidemiologjik na tregon se sa është i pranishëm virusi në një komunitet, rajon ose vend të caktuar. Testimi diagnostikues duhet të jetë shumë i besueshëm, sepse kujdesi dhe rezultatet varen prej tij.

Kontrolli gjithashtu kërkon saktësi, sepse mund të jetë udhëzues për njerëzit që kthehen në punë, të cilët i orienton mbi sigurinë e afrimit me një grup të madh, siç është rasti i një infermiereje që shkon sërish në spital.

Mbretëria e Bashkuar veproi mirë me në ndërtimin e kapaciteteve dhe po shënon rezultate, por për të arritur nivelin e nevojshëm të depistimit të rasteve, ne duhet të zhvillojmë teknologji dhe zgjidhje më të mira që do të funksiononin këtu dhe në mbarë botën.

Kjo është zgjidhja e testimit masiv që Hancock referoi se ishte në horizont. Termat "provë e shpejtë" dhe "pikë e kujdesit" shpesh përdoren, dhe ne kemi edhe testimin e antigenit dhe antitrupave. Skenari i ëndrrave do të ishte një pajisje dore që mund të përdoret me një trajnim minimal për të matur nëse virusi është prezent (testi i antigenit) dhe nëse ka pasur antitrupa që tregojnë se infeksioni është kaluar.

Ne jemi duke pritur vaksinën, dhe për këtë qëllim, bashkëpunimi global është inkurajues, me ekipet kërkimore që ndajnë të dhëna dhe iniciativa të tilla si Covax, duke punuar për të siguruar barazinë globale në aksesin ndaj vaksinave. Ka gjithashtu shumë teste të shpejta që po zhvillohen për Covid-19 anekënd globit dhe kjo përpjekje është thelbësore nëse duam të arrijmë shkallën e testimit global të masës së nevojshme.

Na nevojiten produkte përfundimtare të vlefshme, të provuara dhe të arritshme, dhe sigurisht që për arritjen e tyre, do të kishte më shumë gjasa nëse koordinimi dhe bashkëpunimi do të vendoseshin tani. Për këtë, na lipset një agjenci botërore e fortë, neutrale, e mbështetur nga të gjitha kombet, për të ndërtuar partneritete, për të rënë dakord për standardet, për të lehtësuar ndarjen dhe për të drejtuar këto përpjekje zhvillimi. A është kjo agjenci: Organizata Botërore e Shëndetësisë? Le të shpresojmë! /Marrë nga The Guardian/ Përkthim i Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore