Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

“Jemi të pastër tani”: E rikthyer në pushtet, PSD-ja rumune kërkon ta lërë pas të shkuarën e saj toksike

“Jemi të pastër tani”: E rikthyer në pushtet, PSD-ja

Nga Orlando Crowcroft - Lirimi më 15 korrik nga një burg i Bukureshtit i Liviu Dragnea, pasi vuajtjes së dy vite e gjysmë për korrupsion u prit me pak fanfara. Pesë vite më parë, Dragnea konsiderohej si njeriu më i pushtetshëm në politikën rumune.

Por, në 2021 ai ishte thjesht një “ish i dënuar i zemëruar”, që ulëriste para atyre pak gazetarëve të gatshëm për ta dëgjuar, se si dhe se sa frikacakë ishin ish-kolegët e tij të Partisë Social Demokrate.

Ishte një rënie spektakolare nga froni e njeriut që udhëhoqi socialdemokratët rumunë në fitoren e thellë të zgjedhjeve të 2016-s me mbi 45 për qind të votave. Dragnea nuk mund të bëhej Kryeministër për shkak të dënimit për manipulim zgjedhor, por kjo s’e pengoi që të drejtonte PSD-në dhe më pas Rumaninë përmes kukullave të tij.

Popullariteti personal që gëzonte ishte i lartë dhe krahasohej me Jaroslav Kaczynskin, udhëheqësi i Partisë Ligj dhe Drejtësi në Poloni, e cila gjithashtu kishte fituar zgjedhjet një vit më parë.

Ishin kohë të arta për nacionalistët dhe ekstremistët, që përfituan kapital politik e mbështetje në vota nxitur nga Brexit, oratoria e sfida që Viktor Orban nisi t’i bëjë Brukselit dhe mbi të gjitha kriza e pashoqe e emigrantëve nga Lindja e Mesme.

Por, një ligj i PSD-së i miratuar në 2017-n, që ndalonte dhe kufizonte aftësinë e sistemit të drejtësisë që të hetonte dhe dënonte pushtetarët për akuzat e korrupsionit çoi në protesta tmë të mëdha antiqeveritare në Rumani që prej rënies së Çausheskut. Ky ishte fillimi i rënies së PSD-së së rilindur dhe karrierës politike të Dragnea-s.

Vitin pasues PSD nxorri tre kryeministra, dy prej të cilëve të rrëzuar nga vetë partia e tyre për mbështetje të Dragnea-s. Në 2019-n, reputacioni i PSD-së ishtë në pikë të hallit dhe Dragnea ishte në burg.

Votuesit e ndëshkuan partinë në 2020, ku mori rezultatin më të dobët që prej vitit 1996, me rreth 29 për qind të votave. Ngushëllim u gjet te rezultati i rivalëve, ku partia kryesore e opozitës, Ludovic Orban siguroi vetëm 22 për qind të mbështetjes.

Pavarësisht se doli parti e parë, Presidenti Klaus Iohannis nuk e mandatoi për të formuar qeverinë e re dhe një koalicion mes Partisë Liberale, PNL të Ludovic Orban dhe një partie të re u ngjiz. PSD u izolua strategjikisht, u konsiderua si toksike për politikën rumune dhe për qeverisjen e vendit.

Megjithatë, në nëntor 2021 PSD rikthehet në pushtet si pjesë e një koalicionit të pazakontë me rivalin më të ashpër, PNL-në. Marrëveshja parashikon që dy partitë më të mëdha rumune ta bëjnë me rotacion postin e Kryeministrit me nga 18 muaj secila dhe të ndajnë në mënyrë të barabartë postet në kabinet deri kur të vijnë zgjedhjet në 2024.

Ka spekulim se aleanca e re mund t’i kundërvihet Presidentit dhe të garojë si koalicion në zgjedhjet e 2024-s dhe të ndërmarrë disa ndryshime kushtetuese që do ta transformonin Rumaninë në një republikë plotësisht parlamentare, duke e shndërruar postin e mbajtur nga Klaus Iohannis krejt honorifik. Aktualisht, Presidenti në Rumani ka kompetenca të ngjashme me atë në Francë dhe zgjidhet drejtpërdrejtë nga populli. Reforma mund të ndryshojë edhe mënyrën e zgjedhje, nga populli te parlamenti.

Kjo do të favorizonte PSD-në, që ka dështuar të fitojë në garat presidenciale që prej vitit 2000. Zëdhënësi i PSD-së, Radu Oprea tha se ditët e Dragneas dhe lidhjes së PSD-së me korrupsionin i takonin të së shkuarës tashmë.

“Sot është një PSD e re. Kur publikuam listën e kandidatëve për deputetë nuk pati asnjë prej tyre të lidhur me korrupsionin, apo akuza për korrupsion. Të gjithë ishin të pastër. Ne e pranojmë historinë tonë. E pranojmë dhe e njohim historinë e atyre ditëve, në mënyrë që ajo të mos përsëritet më kurrë”, tha ai.

Gjerësisht, rikthimi i PSD-së lidhet më shumë me dështimet e PNL-së. Liberalët janë “sakatuar” prej kohësh nga përplasjet e brendshme mes besnikëve të ish-Kryeministrit Ludovic Orban dhe mbështetësve të pasuesve të tij, Florin Citu dhe Presidentit Iohannis.

Në 2021, liberalët hodhën në erë urat me aleatët e tyre natyrorë, proeuropianët e USR Plus. Prishja e aleancës filloi pasi Citu shkarkoi ministrin e Drejtësisë së USR, Stelian Ion dhe kulmoi me përplasjet për një ligj për investime 10 miliardë euro në infrastrukturë.

Këto çuan në rrëzimin e qeverisë së Citu-s dhe pasuan dy përpjekje të tjera të dështuara mes PNL dhe USR për të formuar një qeveri të re. Një dështim tjetër në formimin e qeverisë së re do të çonte vendin automatikisht në zgjedhjeve.

Zgjedhjet ishin një skenar që asnjëra prej tri partive kryesore nuk i donte, në një kohë që pandemia ishte ulur këmbëkryq në vend, një dimri të ashpër dhe një rritje të vazhdueshme e të përhershme të zemërimit të votuesve ndaj klasës politike.

E vetmja parti që kërkoi zgjedhje të reja ishin ekstremistët e djathtë të Aleancës për Bashkimin e Moldavisë me Rumaninë. Kjo parti erdhi nga hiçi në vitin 2019, duke marrë 16 për qind të votave, ndërsa muajt e fundit po vëren gjithnjë e më shumë rritje të mbështetjes të nxitur nga kritikat dhe menaxhimi i dobët i pandemisë nga qeveria aktuale.

Prandaj, marrëveshja PSD-PNL për të qeverisur së bashku është një “martesë me benefite”, por edhe që ka shkaktuar kritika dhe akuza për hipokrizi mes tyre. Udhëheqësi i USR dhe ish-deputeti Dacian Ciolos tha se ishte i revoltuar nga marrëveshja, me të cilën PNL tregoi se për të rëndësi ka vetëm pushteti dhe aksesi te burimet e pushtetit, duke shpërfilluar nevojat e qytetarëve.

Sa për PSD, udhëheqësit e rinj, “frikacakët” e shpërthimit të fundit të Dragnea-s, janë ose ata që ishin kritikë me ish-udhëheqësin e tyre, ose të paktën nuk ishin besnikë të tij, përfshirë këtu udhëheqësin aktual të partisë, Marcel Ciolacu.

Sorin Grindeanu, që do të bëhet tani zëvendëskryeministër i vendit në qeverinë e re, është njëri nga dy deputetët e përjashtuar nga PSD në vitin 2017 me urdhër të Dragneas. Por jo të gjithë janë të bindur nga përpjekja e PSD-së për t’u distancuar nga Dragnea dhe aleatët e tij.

“Është e vërtetë që fytyrat në udhëheqje kanë ndryshuar, por njerëzit e vijës së dytë janë po ata. Ata nuk kanë ndryshuar”, thotë deputeti i opozitës Andrei Lupu.

Lupu, që mori pjesë në protestat e 2017-s thotë se në atë kohë ishte pikërisht Grindeanu ai që propozoi ligjin që shkaktoi protestat masive dhe rrëzimin e Dragnea-s.

PSD e konsideron veten të majtë në Rumani, por ka lundruar edhe në ujërat e së djathtës me disa politika të veta. Por, ashtu si pjesa më e madhe e partive politike rumune, dallimi i majtë-i djathtë nuk ekziston, sepse e para ka ndërmarrë disa nga reformat më të mëdha favorizuese për biznesin, ndërsa e dyta disa nga politikat kryesore të mbrojtjes sociale.

Marrë nga Euronews.com - Përshtati Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore