Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Ja ku qëndron problemi i Donald Trump me lajmin e Atlantic! 

Ja ku qëndron problemi i Donald Trump me lajmin e Atlantic! 

Të enjten në mbrëmje në Atlant u botua një histori “bombë” që pretendonte, duke cituar katër burime anonime, se Presidenti Donald Trump ishte tallur vazhdimisht me ushtarët amerikanë të vrarë në betejë dhe kishte anashkaluar një vizitë në varrezën e veteranëve në Francë nga “halli” se era dhe shiu do t'i prishnin flokët e tij të krehur me shumë kujdes.

Raporti menjëherë u bë një histori masive, me demokratët - përfshirë të nominuarin e tyre për president në zgjedhjet e nëntorit, Joe Biden – që nxituan ta dënonin Trumpin për sjelljen e tij të supozuar dhe Shtëpia e Bardhë që nisi një fushatë agresive kundër artikullit, ku u përfshi dhe vetë presidenti.

"Të mendosh se unë do të bëja deklarata negative ndaj ushtrisë sonë kur askush nuk ka bërë atë që unë kam bërë, me buxhetet në përgjithësi e vecanërisht mebuxhetin ushtarak", tha ai të enjten mbrëma pasi u kthye nga një tubim fushate në Pensilvani.

"Ne po arrijmë rritjen e pagës për ushtrinë. Ështe një situatë e turpshme, e krijuar nga një revistë që është një revistë e tmerrshme, e që unë nuk e lexoj fare”, u shpreh Trump. Të premten në mëngjes, vetëmbrojtjen e kaloi në Twitter.

"Revista Atlantic po vdes, si shumica e revistave, kështu që sajoi një histori të rreme në mënyrë për t'i dhënë vetes pak rëndësi," shkroi ai.

"Ai lajm tashmë është hedhur poshtë, por pikërisht kjo ajo së cilës ne i kundërvihemi. Ashtu si Dosjes Fake. Luftoni e luftoni, dhe pastaj njerëzit e kuptojnë se ishte një mashtrim total!", vazhdon komenti i tij. Këshilltari i sigurimit kombëtar Robert O'Brien u thirr për të shërbyer si “dëshmitar ocular” për Trump, duke u thënë gazetarëve, "Ju nuk do të gjeni askënd tjetër që ndjen më shumë simpati për situatën e tyre sesa presidenti ".

Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo i tha Fox News se ai kurrë nuk e ka dëgjuar presidentin të përdorë gjuhën e përshkruar në artikull. Autori i shkrimit, Jeffrey Goldberg, i qëndron pikë për pikë asaj çfarë ka raportuar. “Nuk lëviz nga ajo çfarë kam shkruar. Kam shumë burime që më thonë se ashtu ka ndodhur, ndaj nuk i heq asnjë presje”, tha ai në “New Day” të CNN.

Në 2015-tën, pak pasi kishte hyrë zyrtarisht në garën presidenciale republikane të zgjedhjeve të vitit 2016, Trump pat thënë për senatorin e ndjerë të Arizonës John McCain: "Ai nuk është një hero lufte. Atë e bënë hero lufte sepse u kap. Muaj më pëlqejnë njerëzit që nuk kapen”, tha asokohe Trump.

McCain u qëllua dhe u mbajt rob në Vietnamin e Veriut për më shumë se pesë vjet. Plagët që mori si rezultat i torturave në kohën e robërisë, bënë që gjatë gjithë jetës ai të mos i ngrinte dot më krahët lart mbi kokën e tij, kjo midis sëmundjesh të tjera. Pas vdekjes së rreshterit të ushtrisë amerikane, La David Johnson në Niger në vitin 2017, gruaja e ushtarit të vrarë (dhe një anëtare demokrate Kongresi e Floridas ) u shpreh se presidenti i kishte thënë gjatë një telefonate se bashkëshorti i vet e dinte “se për çfarë ishte regjistruar në ushtri”. Trump e mohoi atë pretendim.

Vjeshtën e kaluar, ai iu referua ish sekretarit të vet të mbrojtjes, James Mattis, një marins i shumë i dekoruar, si "gjenerali më i mbivlerësuar në botë". Ndërsa kur bënte fushatë në Iowa në nëntor 2015, thoshte: “Unë di më shumë se gjeneralët për Isis-in”.

Ka plot episode si këto, por mjaftojnë sa për të krijuar idenë se Trump në të kaluarën ka qenë i gatshëm të kritikojë veteranët ushtarakë dhe të burgosurit e luftës.Tani, kjo nuk përbën aspak një provë që të vërtetojë atë cfarë pretendon Atlantic. Por konteksti këtu nuk është i favorshëm për Trump, thotë CNN.  

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore