
Në përditshmëri, disa të vërteta është mirë që të mos thuhen dhe ky rregull duhet zbatuar dyfish kur bëhet fjalë për diplomacinë e madhe, ku një fjalë e zgjedhur me kujdes, apo e kundërta një fjalë e shkujdesur mund të bëjë diferencën mes luftës dhe paqes.
Deklarata e Presidenti Biden në konferencën për shtyp të mërkurën, kur shprehu me zë një mendim se sa, si dhe nëse do të ndëshkohej ndonjëherë një “inkursion i vogël” i Rusisë në Ukrainë, shkaktoi ankth dhe habi në Uashington dhe në kryeqytetet europiane.
Më e keqja, ai e përshkroi këtë situatë si një situatë ku aleatët do të luftonin mes njëri-tjetrit se çfarë do të bënin dhe çfarë jo. Biden u përpoq të sqarojë deklaratën e tij të enjten, duke thënë se “Rusia do të paguajë një çmim të lartë” për çdo formë inkursioni në Ukrainë. Por, dëmi nga deklarata e së mërkurës ishte bërë.
Megjithatë, pavarësisht se sa naive ishte ajo deklaratë, Biden përmes saj po thoshte të vërtetën. Edhe në kohën kur Vladimir Putin ka përqëndruar trupa të shumta në kufi me Ukrainën dhe kërcënon që ta pushtojë atë, qeveritë europiane mbeten të përçara se si duhet t’i kundërpërgjigjen këtyre kërcënimeve dhe pushtimit të mundshëm.
Thelbësorja, nuk ka një konsensus se sa duhet të jetë masa e agresionit rus për të përcaktuar sanksionet masive perëndimore, ashtu siç në thelb e pranoi në konferencën e së mërkurës Presidenti Biden. Aleatët as që janë në të njëjtën linjë e mendje në këtë pjesë. Britania po furnizon Ukrainën me kundërtanke dhe këshilltarë ushtarakë dhe Uashingtoni dhe fqinjët e Ukrainës janë në të njëjtën linjë.
Për kontrast, Gjermania është “planprishësja” e aleancës për shkak të lidhjeve të forta me gazin rus, që e ka penguar të ofrojë furnizojë me armë Ukrainën. Macron i shtoi edhe më tej doza enigme kësaj çështjeje me deklaratën e bërë në Parlamentin Europian, ku tha se Europa duhet të koordinohet me Biden, por gjithashtu duhet të kenë një qëndrim të vetin të pavarur në dialogun me Rusinë.
Panorama më e gjerë tregon se Putin ja ka dalë mbanë që të shkaktojë përçarje mes anëtarëve të NATO-s me një goditje të vetme, atë të grumbullimit të trupave në kufi me Ukrainën, pavarësisht nëse ka ndërmend ta pushtojë, apo jo atë. E gjithë kjo përçarje mund ta shtyjë atë drejt tundimit për një sulm real.
Në një fjalim të enjten, Antony Blinken, sekretari i Shtetit i Biden e zhvendosi vëmendjen te arsyet e vërteta të krizës, shkeljet flagrante të normave ndërkombëtare nga ana e Rusisë. Blinken përmendi me radhë një nga një të gjitha marrëveshjet e nënshkruara e të shkelura nga Moska, që prej vitit 1975.
Ai foli për destabilizimin global që mund të pasonte si efekt domino nëse Vladimir Putin zgjedh të rivizatojë kufijtë ndërkombëtarë me forcë. Para takimit me Lavrov, ai tha se diplomacia sërish e kishte një mundësi për të gjetur zgjidhje, por me një ton pesimizmi të thellë.
Me rëndësi në fjalimin e tij ishte pjesa kur nënvizoi paradoksin e thellë për Berlinin, si kryeqyteti më i populluar, më i pasur dhe më ndikues i demokracisë në Europë, që në këto vite është përpjekur njëkohësisht që nga Rusia të marrë energjinë dhe nga SHBA e NATO sigurinë. Ngjarjet e fundit po e bëjnë Gjermaninë gjithnjë e më pak të besueshme në këtë aleancë.
Marrë nga Washington Post – Përktheu Gazeta Shqip

A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >
Lufta 'maniake' e Putinit, që solli NATO-n sërish në jetë
Historia e plotë >
Fundi i naivitetit: Si NATO duhet ta forcojë mbrojtjen e Balltikut
Historia e plotë >
Hipokrizia, si shenja dalluese e kësaj lufte çnjerëzore
Historia e plotë >

Ja si po e transformon Evropën pushtimi rus i Ukrainës
Historia e plotë >

“Ushtari i mirë Shvejk” dhe idiotësia e luftës
Historia e plotë >
A është feja vija e re ndarëse, midis Rusisë dhe perëndimit?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Një tjetër i arrestuar "kërcënon" të kthehet në të penduar: Do rrëfej li...
Historia e plotë >
Enesi dhe Sonjela në gjendje të rëndë/ Top Channel merr përsipër të fina...
Historia e plotë >
Sëmundja që po frikëson Europën/ Lija e majmunit vjen në kufi me Shqipërinë

Ekspertët kundër publikimit të pagave: Është e kundërligjshme dhe do nxisë konflikt social

Tirana në 'shtetrrethim' më 25 maj / Mbyllen edhe shkollat e universitetet, ja vendimi
Aktualitet




