
Kur jemi 22 ditë larg zgjedhjeve, votuesit shqiptarë akoma nuk e dinë se çfarë flete votimi do të përdorin për zgjedhjet e 25 prillit.
Shkak për këtë janë bërë përplasjet mes partive politike për modelin e fletës së votimit. Edhe kontestuesja më e madhe nuk është opozita, Partia Demokratike, por partia në pushtet, Partia Socialiste. Pikërisht nga partia e cila duhet të jetë më e prirur që t’i “hapë rrugë” opozitës, në mënyrë që procesi të mos kontestohej nga opozita, e cila ka një historik negativ për procesin zgjedhor, kujtojmë këtu bojkotimin e zgjedhjeve lokale.
Debati bëhet nëse kandidatët për deputetë, që votuesit duhet a kenë si preferencialë do të jenë me numra apo me emra sipas çdo qarku. Tashmë duket një debat pa kuptim, “non sens” nga Partia Socialiste që ngulmon që fleta e votimit nuk duhet të përmbajë emrat e kandidatëve për deputetë, por ato të jenë vetëm sipas numrave.
Një qëndrim që më tepër dëmton vetë PS-në, e cila ka përzgjedhur një skemë që ka caktuar emrat “Vip” në vijën e zjarrit, duke mos i lënë në listat e sigurta. Jo vetëm kaq, por hipotetikisht, me këtë skemë rrezikon dhe kreu i PS-së, Edi Rama, i cili është i teti në listat e kandidatëve për qarkun Durrës dhe Vlorë.
Sot Komisioni Ankimor, KAS, rrëzoi vendimin e Celibashit, që fleta e votimit të jetë me numra dhe jo me emrat e kandidatëve. Kjo mund të duket një fitore e PS-së, por që vendimi i KAS do të shkojë në dyert e Kolegjit Zgjedhor. Një humbje kohe dhe “nervash”, por mbi të gjitha rrezikohet arritja në kohë e afateve të prodhimin e fletës së votimit, kur përflitet se fleta e votimit do realizohet nga një kompani sllovene, pra jashtë Shqipërisë.
Çështja shtrohet: A ia vlen një debat i tillë, pa sens? Çfarë rëndësie ka me emra apo me numra kandidatësh. Njerëzit, votuesit janë të bindur për partinë që do të votojnë dhe kandidatin që duan, pavarësisht se janë me numra apo me emra në fletën e votimit.
Cili është objektivi i PS-së? A po synon ajo të arrijë numër më të madh të fletëve të pavlefshme për Tiranën, duke përdorur modelin me numra kandidatësh dhe duke eliminuar kandidatët në vijën e zjarrit?
Vendimin final për fletët do ta japë Kolegji Zgjedhor, pasi PD e ka bërë të ditur se do ta ankimojë vendimin. Tashmë kjo është një humbje kohe dhe energjish, pasi zgjedhësit e kanë të qartë se për kë do të votojnë, pasi kandidatët socialistë që ndodhen në vijën e zjarrit fushatën e tyre po e bëjnë jo më për numrin 12 të PS-së, por për numrin e tyre në listë. Kjo vlen edhe për kandidatët e PD-së.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >
Falja është më e mirë se të qenët i pazemërt
Historia e plotë >

”Pasaportat e vaksinave”, rreziku dhe problemet teknike që paraqiten
Historia e plotë >
Imazhi i Macron si "Supermen" po zbehet dita ditës
Historia e plotë >
Problemet me vaksinat fshehin ringritjen e Europës
Historia e plotë >
Bashkim Fino, politikani i pajtimit
Historia e plotë >
Na duhet një Europë jo e brishtë!
Historia e plotë >
Divani i Erdoganit trondit Parlamentin Europian
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Sondazhi në SHQIP/ A duhet të mbajnë përgjegjësi penale kontrollorët ajr...
Historia e plotë >
Basha rikthehet te “vija e kuqe”, mban premtimin e ri për Teatrin Kombët...
Historia e plotë >
“Ja sa gjyshe e gjyshër janë sot më të mbrojtur”, Manastirliu: Brenda muajit maj, 500 mijë të vaksinuar

A prishet agjërimi nëse merr vaksinën anti-Covid? Flasin mjekët myslimanë

Keni kaluar COVID-in dhe keni ende simptoma? Mjeku Skënder Brataj tregon si duhet të veproni
Zgjedhje 2021



Basha rikthehet te Teatri Kombëtar, Budina i dorëzon maketin e ish-godinës
Historia e plotë >
