Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Eksperienca e Covid-19 tregon sesa lehtë mund ta pllakosë katastrofa specien tonë!

Eksperienca e Covid-19 tregon sesa lehtë mund ta pllakosë katastrofa

Disa muaj pas përfundimit të luftës së dytë botërore, Albert Ajnshtajni dha një intervistë ku i nxiste amerikanët të imagjinonin të tretën. Ishte me rëndësi jetike sipas tij "të pranonim se nëse nuk parandalohet, një luftë tjetër ka të ngjarë të sjellë shkatërrim në një shkallë… edhe tani të vështirë për t`u konceptuar, së cilës shumë pak civilizim do t`i mbijetonte”.

Në fundin e vitit 1947, Shtetet e Bashkuara ishin ende të vetmet në zotërimin e bombës atomike. Kishin mundësi të hiqnin dorë nga përdorimi i saj në të ardhmen dhe të përpiqeshin t`i jepnin fund përhapjes së armëve atomike e t`i nxirrnin jashtë ligjit, atëherë dhe më vonë.

Por, gara e armatimit do të vazhdonte me ngut: shpejt, SHBA dhe Bashkimi Sovjetik u gjenden duke kryer të dyja teste termonukleare. Në vitin 1954, testi Castle Bravo, i kryer në Bikini Atoll, prodhoi një shpërthim një mijë herë më të fuqishëm se ai i Hiroshimës. Në të njëjtin vit, filozofi dhe pacifisti Bertrand Russell filloi të hartonte një manifest, i nënshkruar më pas nga 10 shkencëtarë atomikë, pothuajse të gjithë Laureatë Nobeli si dhe vetë Ajnshtajni –drejtuar  “anëtarëve të species njerëzore, ekzistenca e së cilës është në pikëpyetje”. Argumenti ishte i thjeshtë me një përfundim radikal. Duke qenë se kemi mësuar t`a kthejmë në armë energjinë bërthamore, nuk e ç`mësojmë dot më; çarmatimi mund të ketë sukses, por bomba tashmë ishte shpikur.

 “Komanda jonë e shkencës” thjesht nuk mund të bashkëjetojë me një tendencë për të bërë luftë pa i fshirë krejtësisht specie tona”. “Këtu, pra, është problemi që ne po ju paraqesim… i tmerrshëm dhe i pashmangshëm: A do t’i japim fund racës njerëzore; apo njerëzimi do të heqë dorë nga lufta? ", thuhej aty.  Për njerëzit e gjallë sot, episodi mund të duket çuditshëm - një kuriozitet i luftës së hershme të ftohtë. Imazhi i njerëzimit në një gjendje të shkatërruar është në kokën e të gjithëve tani, por si vizion i një pike kulmore të krizës, jo i luftës. Për shumicën e njerëzve në mjaft vende, lufta mbetet një shqetësim i vogël periferik.

Prej disa brezash, ne jemi kursyer nga përvoja e  katastrofës së përgjithshme mbarëbotërore, e cila sfidon horizontin e normalitetit tonë. Pastaj erdhi koronavirusi. Rreth 10 javë pas shpërthimit global të Covid-19, filloi të përhapej fort ideja se ai mund të mos ishte krijim i natyrës. Rrjetat e paranojës hidhen lehtësisht mbi imagjinatën tonë, të ushqyer në internet.

Natyrisht, Donald Trump ishte një viktimë e hershme, por ai nuk ishte vetëm. Rrjetet televizive në vendin e dytë më të populluar në botë e paraprinë, ndërsa mediat e djathta në Indi nxitën fobinë e një "koronaxhihadi”. Në çdo shoqëri të tronditur dhe të mbyllur nga virusi, disa njerëz kanë ndjekur teoritë se një dëm i tillë mund të ketë origjinën vetëm në plane njerëzore, që më sa duket, kanë qëllim armiqësor.

Zëra të përgjegjshëm në komunitetin shkencor dhe media i kanë hedhur poshtë këto teori. Kjo është gjë e mirë. Ajo çfarë nuk është e mirë sidoqoftë, është se padyshim ata e kanë harruar atë që dinin në 1955: se shkenca po na armatos në mënyra të reja, duke rrezikuar vetë shoqërinë njerëzore. Ne mund të hedhim poshtë komplotet dashakeqe në lidhje me Covid-19, dhe përsëri shohim në këtë katastrofë një ilustrim të thjeshtë të asaj çfarë mund të na bëjë një patogjen i krijuar në laborator.

Rreziku me të cilin përballemi nga agjentët bioinxhinierikë ka të ngjarë të jetë shumë më i madh se ai i holokaustit bërthamor. Në “Humnera- rreziku Ekzistencial dhe Ardhmëria e Njerëzimit”, Toby Ord nga Universiteti i Oksfordit, Toby llogarit me përpikëri ngjarje të ndryshme, natyrore dhe antropogjene, që paraqesin "rrezik ekzistencial".

Në llogarinë e tij, shansi i luftës bërthamore qëndron në 1 / 1,000 në 100 vitet e ardhshme, por shansi i "pandemisë së inxhinierizuar" është 1/30 - e dyta më e mundshme e çdo katastrofe, e cila mposhtet në renditje vetëm nga Inteligjenca Artificiale.

"Ne tashmë kemi shembujt e shkuar të kërcënimeve biologjike që arrijnë përmasa ekstreme", thotë ai.  "Kur shkojmë përtej rreziqeve natyrore dhe konsiderojmë se njerëzit mund të krijojnë patogjenë në mënyrë që të kenë tamam mundësinë për të bërë sa më shumë dëm- kjo është pjesa kur gjithçka, bëhet me të vërtetë e frikshme.

"Një virus i krijuar, mund të zhvillohet me një kosto mjaft më të ulët apo me aftësi shkencore më të vogël sesa një bombë bërthamore. Teknikat e redaktimit të gjenit po përparojnë me shpejtësi të rrufeshme, dhe shumica e të dhënave thjesht ndahen si materiale akademike, me shumë pak nga mbikëqyrja që i kushtohet nga ana tjetër fizikës bërthamore të aplikuar.

Përparimet bio-projektuese, të arritura në laboratorët më të avancuar disa vjet më parë, tani përsëriten nga studentët. Kjo është e shkëlqyeshme për kërkime, por për sa i përket rrezikut - sipas fjalëve të Ordit - "demokratizimi I madh do të thotë përhapje”.  “Kjo nuk tregon se koronavirusi është një armë biologjike. Por tregon padyshim kufirin më të vogël të asaj që mund të bëjë në realitet një armë e tillë”. Marrë nga The Guardian/ Përkthim i Gazeta Shqip

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore