Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Biden s’mund të përcaktojë se çfarë është demokracia

Biden s’mund të përcaktojë se çfarë

Demokracia e ka litarin në fyt dhe Presidenti Joe Biden premton se do të luftojë për shpëtimin e saj. Planifikon që të thërrasë një samit dhe të mobilizojë një koalicion të gjerë të vendeve demokratike, për t’u bërë mur përballë rritjes së fuqive autoritare, si Kina dhe Rusia. Kjo rezonon edhe momentin në të cilin ndodhet vetë demokracia amerikane, ku shumë amerikanë janë të vendosur ta riparojnë atë për ta bërë më të drejtë dhe më gjithpërfshirëse.

Por ka një pengesë: Për të pasur sukses në ndërtimin e një koalicioni demokratik kundër autoritarëve, Shtetet e Bashkuara do të duhet të heqin dorë nga monopoli i përcaktimit se kush vend është "demokratik" dhe kush jo. Nëse nuk e bën, do të përfundojë ose me një koalicion që është tepër i kufizuar për t’i shërbyer interesave strategjikë të Amerikës, ose me një koalicion që e bën Uashingtonin të duket hipokrit.

Në një raport të botuar në mars, organizata suedeze e kërkimit V Dem shprehet se "niveli i demokracisë që gëzon mesatarisht një qytetar global në vitin 2020 është në nivelet e gjetura për herë të fundit rreth vitit 1990". Sipas gjykimit të V Dem, autokracia e zgjedhur, - një regjim politik në të cilin demokracia zvogëlohet përballë fuqisë së pakufizuar të një shumice - është lloji më i zakonshëm i sotëm i regjimit.

India, Turqia dhe Hungaria janë shembujt. Autoritarët e rinj janë shumë të ndryshëm nga “kolegët” e tyre të epokës së Luftës së Ftohtë, të cilët shpesh ngrinin regjime ushtarake. Ata kalojnë kufijtë midis demokracisë dhe autoritarizmit pothuajse aq shpesh sa kontrabandistët kalojnë kufijtë shtetërorë.

Shumë nga vendet jodemokratike sot, në fakt janë vende ish-demokratike dhe në shumë prej këtyre vendeve, qytetarët votuan për populistët autoritarë posaçërisht me shpresën për ta bërë demokracinë të funksionojë për ta. Mbështetësit e qeverive në autokracitë elektorale si India dhe Hungaria, ose demokracitë elektorale si Polonia, vende që organizatat si V Dem dhe Freedom House i klasifikojnë në listën e vendeve me hapa pas për nivelin e demokracisë, këmbëngulin së jetojnë në demokraci.

Që nga janari, përqindja e indianëve që i besuan kryeministrit Narendra Modi ishte shumë më e lartë se numri i amerikanëve, ose europianëve që u besuan liderëve të tyre. (Popullariteti i Z. Modi ka marrë një goditje serioze gjatë muajit të kaluar pasi Covid-19 ka shpërthyer në të gjithë Indinë në një pjesë të madhe për shkak të asaj që shumë e përshkruajnë si dështimin më të madh të qeverisjes që nga pavarësia e vendit).

Modë-t e rinj të autoritarizmit maskohen, duke thënë se nuk janë alternativë e demokracisë, por janë demokracia e vërtetë, demokraci në të cilën qeveris shumica. Koncepti i "kthimit mbrapa" që përdoret kaq shpesh në Departamentin e Shtetit ka verbuar shumë në qeverinë amerikane për faktin se një vazhdimësi e thjeshtë e Luftës së Ftohtë me demokraci nga një skaj dhe autoritarizëm në anën tjetër nuk mjafton më. "Backsliding", një koncept i prezantuar nga misionarët për të shpjeguar sesi të krishterët e konvertuar së fundmi "rrëshqitën" në zakonet e tyre para-kristiane ngatërron më shumë sesa sqaron, sepse për misionarët, “Backsliders” ishin më keq se të pabesët.

Demokracitë liberale botërore kanë humbur monopolin e tyre për të përcaktuar se çfarë është demokracia, jo thjesht sepse autoritarët e rinj pretendojnë kredenciale demokratike (ata kanë fituar zgjedhje të lira nëse jo gjithmonë të drejta), por gjithashtu, sepse - siç demostroi një studim i fundit nga Pew Research - shumica dërrmuese e amerikanëve dhe francezëve janë thellësisht të zhgënjyer me sistemin e tyre politik. Disa nuk janë të bindur që jetojnë në një demokraci. Kjo është e vërtetë edhe për shumë vende të tjera europiane.

Çfarë ka ndodhur? Dyshoj se kjo lidhet me vitin e pandemisë dhe kufizime. Kjo lidhet me perceptimin e asaj që përbën qeverisjen demokratike, që është përkeqësuar ndërsa shoqëritë janë infektuar me frikë dhe pasiguri. Viti i kaluar i luftës me pandeminë në shumë vende i ka bërë demokracitë dhe regjimet autoritare më pak të dallueshme se sa dikur. Nga mënyra se si iu përgjigjën pandemisë po. Janë demokraci si Koreja e Jugut dhe Zelanda e Re, por edhe autokraci si Kina që e përballuan më me sukses. Lloji i regjimit gjithashtu nuk do të parashikojë se çfarë kufizimesh mbi liritë e qytetarëve, ose çfarë lloj politikash ekonomike do të miratojë një qeveri. Sipas fjalëve të filozofit politik David Runciman, "Nën izolim, demokracitë zbulojnë atë që kanë të përbashkët me regjimet e tjera politike: edhe këtu politika në fund të fundit ka të bëjë me pushtetin dhe rendin".

Mjegullnaja e kufirit mes vendeve demokratike dhe atyre jodemokratike ka pasoja të mëdha kur bëhet fjalë për politikën ndërkombëtare. Nëse administrata e Biden do të drejtohet nga vlerësimet e një Freedom House ose V Dem, vendet si India nuk kanë vend në aleancën e saj. Megjithatë nëse drejtohet nga interesat strategjikë të Amerikës, India ka një rëndësi të madhe për çdo përpjekje perëndimore për të përmbajtur ndikimin e Kinës në Azi.

Pra, Uashingtoni ka një zgjedhje; ose të bëhet hipokrit dhe në përpjekjet për të frenuar Kinën e Rusinë të quajë vende demokratike Indinë dhe Turqinë, ose të heqë dorë nga këto përpjekje dhe ta lerë Rusinë e Kinën t’i prezantojë botës modelin e “demokracisë” së vet. Unë i këshilloj administratës Biden që të ndjekë rrugën e dytë. Në epokën e mediave sociale, hipokrizia është ceni i fundit dhe nëse legjitimiteti i aktivistëve të demokracisë buron duke folur të vërtetën për pushtetin, legjitimiteti ndërkombëtar i qeverive demokratike buron duke folur të vërtetën për pushtetin. / Përkthyer nga New York Times

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore