Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Berishët humbën "gjyqin" me popullin e tyre - për pasojë edhe dinjitetin

Berishët humbën "gjyqin" me popullin e tyre - për

Pas 30 vjetësh në politikë, nga të cilat gjysmën e tyre në pushtet, Sali Berisha duke folur në emër të tij dhe të familjarëve, deklaroi se do t`i drejtohet një gjykate të huaj, i mbrojtur nga një avokat i huaj, për të mbrojtur dinjitetin e tij dhe të familjes karshi shqiptarëve.

E thënë kështu, tingëllon sureale!
Së pari, dinjitetin karshi popullit tënd nuk mund të ta kthejë një vendim gjykate…për më tepër e huaj.
Së dyti, dinjiteti nuk mund të mbrohet nga një avokat…I huaj edhe ky, sado i famshëm dhe i shtrenjtë qoftë.
Së treti, dinjiteti fitohet me kohë, madje me shumë kohë. Ai jepet nga verdikti i popullit të cilit i takon.

Berishët janë shpallur “non grata”, e thënë shqip “të padëshirueshëm” nga Amerika, pasi janë etiketuar si një familje e cila ka përfituar nga “korrupsion i rëndësishëm” dhe “abuzimi me fondet publike”, e thënë troç, si një familje që ka vjedhur popullin e vet. Ata janë shpallur gjithashtu “të padëshirueshëm” për Amerikën pasi kanë cënuar normat dhe themelet e demokracisë. Pra për amerikanët, një familje e tillë është potencialisht e rrezikshme dhe ata nuk e pranojnë atë.

Po për shqiptarët?
Përpara amerikanëve në kohë, Berishët janë shpallur “non grata” ose “të padëshirueshëm” nga vetë shqiptarët. Madje pyetja që qarkulloi rëndom këto ditë në opinionin publik është “përse kaq vonë”, “pse u kujtuan tani”?
Nëqoftëse për amerikanët rasti i familjes Berisha është një rast flagrant parimor, për shqiptarët është rasti i vjedhjes së përditshme, të përmuajshme dhe të përvitshme gjatë pushtetit të tyre. Është rasti kur shteti ulet në gjunjë dhe vihet në shërbim të një familje, duke na kujtuar rastet e ngjashme të regjimeve të Vendeve Arabe dhe të Lindjes, të cilat u përfshinë në “Pranverën Arabe”, nga e cila familjet simotra morrën arratinë. Në raste të ngjashme edhe zgjidhjet janë të ngjashme.

Shqipëria është vend i vogël. Fjalët qarkullojnë shpejt. Të vërtetat nuk kanë nevojë për proçese gjyqësore dhe vendime gjykatash. Ato dihen nga të gjithë! Ato shihen nga të gjithë!

Shqiptarët, në dallim nga amerikanët që jetojnë në kontinentin tjetër dhe që e kanë me të dëgjuar apo me të mësuar nëpërmjet kabllogramesh korrupsionin familjar Berishian, janë dëshmitarë të gjallë të metamorfozës që pësuan familjarët “e padëshirueshëm” si rezultat i këtij korrupsioni dhe të pushtetit absolut, i cili garantohet me të gjitha format, me nënshtrim, me dhunë, edhe me vrasje.

Shqiptarët e kanë dhënë Vendimin e tyre nëpërmjet Gjyqit Popullor. Ai është i formës së prerë! Në zgjedhjet e 2013-ës, Berishët u dënuan me “1 milion shuplaka” dhe humbën pushtetin. Në zgjedhjet e 2021, edhe pas 8 vjetësh opozitë, shqiptarët ja mohuan sërish pushtetin Partisë Demokratike, pikërisht sepse në vendet e para të listës së deputetëve ndodhej ai, Berisha, si një kërcënim i drejtpërdrejtë i rikthimit në pushtet të tyre, Berishëve.

Edhe nëqoftëse Berishët e fitojnë gjyqin në vendin e huaj (paraja e ngre ujin përpjetë), ata e kanë humbur tashmë “gjyqin” me popullin e tyre. Sido që të jetë Vendimi i gjykatës së huaj, dinjitetin para shqiptarëve, Berishët nuk e blejnë dot me paratë e vjedhura shqiptarëve.

©Copyright Gazeta Shqip

Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore