Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

BE po lufton për shpëtimin e fondeve të Covid

BE po lufton për shpëtimin e fondeve të Covid

Bashkimi Evropian po përballet me një betejë rraskapitëse për të bindur Hungarinë dhe Poloninë që të heqin dorë nga kërcënimet që rrezikojnë miliarda euro të fondeve të ndihmës për lehtësimin e pandemisë, ndërsa shefja e Bankës Qendrore, Christine Lagarde paralajmëron për rreziqet e një vonese të mundshme.

Me pjesën më të madhe të kontinentit të bllokuar mes një vale të dytë të infeksioneve Covid-19, të dy vendet e Evropës Lindore po bllokojnë 1.8 trilionë euro (2 trilionë dollarë) të disbursimeve nga paketa e rimëkëmbjes ekonomike të financuar nga BE dhe buxheti i saj i ardhshëm shtatë-vjeçar. Franca thotë se Polonia dhe Hungaria mund të përjashtohen nga plani i shpëtimit krejtësisht, nëse nuk gjendet një kompromis.

Pika kyçe është kushtëzimi që lidh transferimet e buxhetit me shtetin e së drejtës - një temë e konflikteve të shpeshta midis Brukselit dhe dy kombeve për vite me rradhë. Ndërsa relaksimi i kërkesave të reja do të ofronte një rrugë për t'i sjellë ato në bord, kjo do të rrezikonte protesta nga anëtarë të tjerë si Hollanda.

"Paketa e Brezit të Ri të BE duhet të bëhet operacionale pa vonesë - kjo është shumë e rëndësishme," tha Lagarde, presidentja e Bankës Qendrore Evropiane, në një seancë dëgjimore në Parlamentin Evropian. "Burimet shtesë të paketës mund të lehtësojnë politikat fiskale (zgjeruese) ekspansioniste, më së shumti në ato vende të eurozonës me hapësirë ??të kufizuar fiskale."

Një zyrtar i BE, paralajmëroi se një rezolutë kërkon shumë kohë dhe nuk ka gjasa të gjendet të enjten, kur udhëheqësit supozohej të përqendroheshin në pandeminë.

Përcaktimi i rendit të ligjit është bërë një mjet "propagandistik" kundër vendeve që nuk pajtohen me rrjedhën kryesore të bllokut dhe "rrezikon që BE të ndahet", tha kryeministri Mateusz Moraëiecki para parlamentit të Mërkurën në Varshavë. "Pas disa vitesh, ky mekanizëm mund të përdoret kundër dikujt tjetër."

Tregtarët janë ende duke vënë bast që një marrëveshje do të bëhet, pasi janë mësuar me vendimmarrjen në minutën e fundit nga udhëheqësit e BE.  Euro po kalon mbi 1.18 dollarë.

Kriza shëndetësore e përshkallëzuar dhe rreziku i një recesioni të dyfishtë e bën situatën kritike.

"Bëhet fjalë për kaq shumë para, që kaq shumë vende kanë nevojë urgjente për to, sa që ne kemi nevojë jo vetëm për një zgjidhje, por për një zgjidhje të shpejtë," tha Ministri i Jashtëm gjerman Heiko Maas të martën.

BE ra dakord në korrik për buxhetin e saj shtatë-vjeçar dhe një program stimulues të financuar nga huamarrja e përbashkët. Por kërkesa për unanimitet për lejimin e lëvrimit të borxhit u dha Hungarisë dhe Polonisë mundësinë për të bllokuar të gjithë paketën.

Të dy penguesit – përfitues neto të financimit të BE - po hetohen nga blloku për minimin e vlerave demokratike duke frenuar pavarësinë gjyqësore dhe duke kufizuar shtypin e lirë. Me ndëshkimet që kanë rezultuar deri tani “pa dhëmbë”, dispozitat e rendit të ligjit do të shtonin “kafshimin” ndaj dy vendeve duke kufizuar financimin që ka ndihmuar në transformimin e ekonomive të tyre që kur komunizmi ra.

Në diskutim janë të paktën 180 miliardë euro në grante për Hungarinë dhe Poloninë në shtatë vitet e ardhshme nga buxheti dhe fondi i rimëkëmbjes, sipas llogaritjeve të Bloomberg.

Një shumicë e vendeve anëtare të BE dhe Parlamenti Evropian tashmë kanë rënë dakord të lidhin disbursimet e fondeve me respektimin e standardeve demokratike. Edhe nëse ata ushtrojnë veton e tyre, Polonia dhe Hungaria mund të humbin dhjetëra miliarda euro në pritje të buxhetit aktual të BE, nëse do të zbulohet se shkelin kushtet.

Franca tha të mërkurën se BE mund të shmangë kërcënimet e vetos duke e bërë fondin për pandeminë  pjesë të një marrëveshje ndërqeveritare, megjithëse theksoi se kjo do të ishte opsioni i fundit dhe se përparisia është një marrëveshje mes vendeve.

Të dy vendet anëtare anëtare ankohen se po veçohen padrejtësisht.

Kolonizimi ekonomik

Kryeministri hungarez Viktor Orban tha se është një "gabim i rëndë" të lidhësh "debatet politike" me çështjet financiare, duke pretenduar se procesi është një formë e "shantazhit" kundër vendeve që kundërshtojnë migracionin.

Polonia tha këtë javë se dispozitat janë hapi i parë për ta detyruar atë të pranojë rregulloret e BE mbi martesat homoseksuale, abortin, eutanazinë dhe liritë e shtypit.

"Është një mjet i kolonizimit politik, kulturor dhe përfundimisht ekonomik," tha Ministri i Drejtësisë Zbigniew Ziobro.

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka biseduar me udhëheqësit e BE në ditët e fundit, duke përfshirë Orban dhe Morawiecki.  Ajo i përshkroi negociatat si "jashtëzakonisht të vështira".

Me vonesat në dhënien e ndihmës për virusin në dukje të pashmangshme, mund të jetë Brukseli që përkulet i pari, sipas Daniel Hegedus./ Bloomberg - Përktheu Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore