Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

BE i tregon “armën e re” tregtare Kinës dhe SHBA, por po rrezikon vetëvrasjen

BE i tregon “armën e re” tregtare Kinës dhe SHBA, por po

BARBARA MOENS DHE JAKOB HANKE VELA - Brukseli do të përiqet të mërkurën që të forcojë pozitat e veta gjeopolitike përmes propozimit të një arme të re në politikën e jashtme, që do t’i lejojë që të vendosë më lehtësisht sanksione ekonomike ndaj rivalëve si Kina, apo madje edhe SHBA.

Ndërsa propozimi i kësaj ideje është një risi për Bashkimin Europian, vende të caktuara dhe disa ekspertë paralajmërojnë se me këtë armë, Brukseli rrezikon vetëvrasjen, përmes shkatërrimit të bllokut më të madh të tregtisë së lirë në botë, siç është hapësira e unionit.

Propozimi i Komisionit Europian, quajtur edhe si arma “anti-shantazh” mbërrin pas vitesh ankesa nga ana e BE për brishtësinë e vendeve anëtare përballë shantazhimit ekonomik të fuqive të mëdha, si Kina, që nxisin përçarje brenda bllokut. Kundërpërgjigja e BE në të tilla raste është e vakët, pasi kërkon unanimitet. Për ta hequr këtë dobësi, Komisioni Europian propozon që të ndryshohet ky rregull dhe në vend të unanimitetit, sanksionet të vendosen edhe me shumicë të thjeshtë votash nga 27 vendet anëtare.

BE e ka gjetur shpesh veten në vitet e fundit në mëshirën e rivalëve të saj ekonomikë, që janë treguar ekspertë në zbatimin e parimit “përça e sundo”. Si shembull, Kina ka kërcënuar me bllokim të verës franceze dhe makinave gjermane, madje edhe të mos blejë avionët e Airbus, për t’iu kundërvënë një sërë vendimesh e qëndrimesh të Brukselit. Ngjashmërisht, BE u gjet përballë tarifave goditëse nga SHBA për çelikun dhe aluminin me arsyetimin se ato përbënin “kërcënim për sigurinë e SHBA”.

Kupa në këtë lojë për zyrtarët e BE-së u mbush me anashkalimin që iu bë nga SHBA në rastin e rivendosjes së sanksioneve ndaj Iranit, në kohën kur në Shtëpinë e Bardhë ishte Donald Trump. Sanksionet përfshinin edhe ndëshkimin e kompanive europiane që mund të bënin biznes me Teheranin, megithëse vetë BE nuk ishte tërhequr nga marrëveshja për armët bërthamore.

Në atë kohë, një pjesë e zyrtarëve dhe diplomatëve të BE shtynë idenë që një pjesë e paketës anti-shantazh duhet të adresohet kundër SHBA dhe instrumenteve që Uashingtoni përdor për t’i diktuar Brukselit politikën e vet të jashtme.

Propozimi i Komisionit thotë se BE ka një hendek të madh legjislativ për t’iu kundërpërgjigjur këtyre shantazheve të realpolitikës në një një kohë që tregtia po përdoret gjithnjë e më shumë si një armë në kontekstin gjeo-ekonomik.

Uniteti brenda vendeve anëtare do të vihet edhe njëherë tjetër në testim dhe instrumenti anti-shantazh i propozuar duket edhe më urgjent, nisur nga vendimi i Kinës që bllokoi të gjithë tregtinë me Lituaninë si kundërpërgjigje për mbështetjen që kjo e fundit ka dhënë për Tajvanin. Ministria e Jashtme lituaneze kërkoi ndihmën e Brukselit që të ndërhyjë dhe të reagojë. “Vende të treta mund të shënjestrojnë vendet anëtare të BE me sanksione dhe vendet anëtare të BE nuk mund të reagojnë për shkak të parimit të unitetit në politikën e jashtme të BE”, tha ministri i Jashtëm lituanez, Gabrielius Landsbergis.

Por, për disa vende ky propozim shihet si hapja e “Kutisë së Pandorës”. Ato i tremben mundësisë se një propozim i tillë do të çlironte një ortek në konfliktet tregtare globale. Në një skenar të tillë, BE është ajo që humbet më shumë.

Instrumenti bazohet në idenë se vendet e tjera që mund të jenë subjekt i paketës anti-shantazh nuk do të reagojnë, apo se janë ato që humbasin më shumë. Por, gjasat janë që BE të humbasë më shumë, nisur nga fakti që unioni është eksportuesi më i madh në botë.

Një reagim i bllokut ndaj këtyre konflikteve minore tregtare mund të nxiste një reaksion zinxhir hakmarrës, ndaj sipas ekspertëve disa vende anëtare të BE-së duhet të mësojnë t’i përdorin para se të luajnë me gërshërët.

Përshkallëzimi i luftës tregtare është ajo që shqetëson më shumë vendet me politika lehtësuese të tregtisë së lirrë. E para që ka paralajmëruar zyrtarisht BE për këtë është Japonia, që tha se kjo do tha zyrtarisht se ky instrument do ta përfshinte hapësirën e BE në një territor “të rrezikshëm për tregtinë”.

Frika tjetër është se ky instrument do të përqëndrojë shumë pushtet në duart e Komisionit Europian, që është krahu ekzekutiv i BE. Këtij Komisioni i ngarkohet detyra e ndërmarrjes së nismave për aktivizimin e këtij instrumenti, që mund të shënjestrojë vende të caktuara, që konsiderohen si shantazhuese ndaj BE, apo një vendi anëtare të BE-së.

Suedia dhe Çekia kanë ngritur shqetësime se kjo përqëndron shumë pushtet në duart e një grupi të vogël personash dhe politikat tregtare të vendeve anëtare të unionit do të jenë në dorë të dëshirës, vullnetit dhe vendimmarrjes së këtij grupi të vogël personash.

Kjo duket se është arsyeja se përse disa vende po përpiqen ta rrëzojnë këtë instrument, ndërsa të tjera ta zbusin atë dhe shpërndajnë vendimmarrjen, duke lënë më shumë pushtet në vendimmarrjen e 27 vendeve anëtare.

Burimi Politico – Përshtati Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore