Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

Anglezët e kthyen Barbadosin në një shoqëri skllevërish

Anglezët e kthyen Barbadosin në një shoqëri skllevërish

Nga Suleiman Bulbulia - Më 20 tetor, gjatë seancës së përbashkët të dy dhomave të Parlamentit, Mia Mottley, Kryeministrja e Barbadosit e përshkroi heqjen e Mbretëreshës Elizabeth si kryetare e shtetit dhe vendimin për t’u shndërruar në një republikë si një moment thelbësor në historinë e vendit.

Arritëm në ditën që kjo të bëhet realitet dhe Barbadosi të përqafojë rrugën e vet të re, përmes këputjes së kordonit të fundit që e lidhte me masterat kolonialistë të Mbretërisë së Bashkuar.

Filloi mbrëmjen e së hënës, kur Dame Sandra Mason u zgjodh Presidente e Barbadosit. Në këtë event, ku pjesëmarrja e publikut ishte e kufizuar për shkak të Covid, por që u transmetua gjithandej nëpër platforma të ndryshme në internet, pati të ftuar edhe Princin e Uellsit si përfaqësues të Mbretëreshës.

Ky vendim ngjalli emocione të përziera. Disa banorë të Barbadosit vendosën të protestojnë për praninë e tij. Të tjerë thanë se tani ishte koha e duhur për t’i ngritur Princit Charles çështjen e reparacioneve për shkeljen e të drejtave të njeriut, torturat çnjerëzore dhe dëmet që u janë shkaktuar paraardhësve të tyre si skllevër.

Në çdo rast, kjo ditë mirëpritej prej një kohë të gjatë. Ishte 14 maji i 1625 kur anija e parë britanike u ankorua në ishull nën komandën e kapitenit John Poëell, që vendosi “përvetësimin” e ishullit në emër të Mbretit James I. Që prej asaj kohe, 396 vite më parë, “Los Barbados” (Njerëzit me mjekër) u kthyen në një koloni angleze.

Ishulli e mori emrin nga portugezët, që kishin ndaluar aty para anglezëve. Disa pretendojnë se portugezët e quajtën “Los Barbados” për shkak të fiqve të egër, që nga larg krijonin përshtypjen e një ishulli me mjekër. Të tjerë sugjerojnë se ky emërtim lidhej me praninë e banorëve vendas që mbanin mjekër të gjatë.

Nnë vitin 1627, anglezët nisën të përforconin praninë e tyre në sihull, duke zhdukur çdo gjurmë të banorëve vendas, arauakëve, që mendohet se kishin populluar Barbadosin prej shekujsh më parë.

Në koloninë e re, njerëzve me xhepat e mbushur financiarisht dhe me lidhjet e duhura në Londër iu dha tokë. Lidhja e fortë e Barbadosit me kulturën britanike i dha emrin “Anglia e Vogël”. Anglezët e kthyen Barbadosin në një shoqëri skllevërish, ekonomi skllave që më pas do të imitohej nga perandoria edhe në pjesën e tjera të “Botës së Re”. Barbadosi njihej si “xhevahiri i kurorës” në Karaibe. Kjo është një histori që s’mund të jemi krenarë, por na duhet ta kuptojmë dhe mësojmë.

Profesori Hilary Beckles, një historiane vendase dhe aktualisht nëndrejtues i Universitetit West Indies është një prej figurave kryesore që kërkon dëmshpërblim nga Britania e Madhe për dëmet historike që i ka shkaktuar Barbadosit dhe popullit të ishullit. Ajo e përshkruan më së miri se çfarë ishte Barbadosi për anglezët.

“Barbados ishte vendlindja e shoqërisë skllavopronare britanike dhe vendi i shtypur e kolonizuar më pa mëshirë nga elitat britanike të asaj kohe. Ata u pasuruan edhe më tej nga sheqeri i prodhuar nga skllevërit, zhvendosën me forcë e dhunë krahun e punës dhe më pas, me këtë pasuri të siguruar, Britania i siguroi vetes statusin e një superfuqie, të ngritur mbi vuajtje e tmerre të patreguara”, thotë ai.

Barbados, ky ishull i bukur që sot njihet për dashamirësinë sociale dhe qytetarinë politike, ka një histori të dhunshme dhe një trashëgimi të dhimbshme, që ende përndjek. Por, këto nuk e penguan këtë komb që të godiste përtej fuqisë së vet.

Ky është një rrugëtim dhe 30 nëntori, kur shndërrohet në republikë është një stacion në rrugëtimin e këtij populli. Është një ditë simbolike, një hap tjetër drejt mëvetësisë që përkon me 30 nëntorin 1966, kur Barbadosi shpalli pavarësinë nga Britania e Madhe. 30 nëntori i këtij viti është një mesazh për Britaninë e Madhe dhe për të gjithë botën, se pavarësisht se jemi të vegjël, pavarësisht burimeve tona të kufizuara, ne jemi gati për të qenë barinjtë e vetvetes.

Sigurisht, ky tranzicion mund të mos pritet mirë nga ata që jetojnë ende me mbetjet e postulatit se “Dielli nuk perëndon kurrë në perandorinë britanike” dhe se Barbadosi do të mbetet gjithmonë “Anglia e Vogël”.

Më të moshuarit i mbajnë ende mend ditët kur ishulli vizitohej nga monarkët. Qëndronin nën diell duke tundur flamujtë e unionit, me shpresën për t’u takuar me Mbretëreshën, apo përfaqësuesit e saj. Por, Anglia e Vogël tani është rritur, është maturuar dhe nuk ka pse të qëndrojë dhe endet më në kështjellën e masterave të saj.

Si pjesë e tranzicionit pati aktivitete festive në “National Heroes Square” në kryeqytetin Bridgetoën. Një mungesë e madhe në këto aktivitete ishte Lord Nelson. Për 208 vite statua e tij qëndrojë në këtë shesh, por në 2020 u hoq me ceremoni si pasojë e protestave Black Lives Matter dhe rilindjes së vetëdijes sonë kombëtare.

Nuk ka plane për të ndryshuar simbolet tona kombëtare; flamurin, stemën e ushtrisë, himnin e të tjera. Por, termat “mbretërore” dhe “kurorë” do të hiqen nga terminologjia zyrtare. Policia Mbretërore e Barbadosit do të jetë thjesht Policia e Barbadosit dhe “toka e kurorës” do të jetë thjesht “toka e shtetit”.

Pavarësia do të vazhdojë të festohet më 30 nëntor, por festa do të vazhdojë të përqëndrohet, ashtu si gjithmonë, te heroi ynë kombëtar, te kryeministri ynë i parë, babai i pavarësisë, Errol Walton Barrow.

Sigurisht, Barbadosi do të vazhdojë të mbajë marrëdhënie të forta me Britaninë e madhe. Burimi kryesor i turizmit për ne është prej andej; britanikët e dashurojnë Barbadosit. Por, kjo është një epokë e re, ku populli i Barbadosit ndjehet krenar dhe zot i vetvetes. Sa për Anglinë e Vogël, në këto kohë ndoshta do të duhet që të gjendet një term i ri.

Marrë nga The Guardian – Përktheu Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore