Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

A ka zgjedhur Putin njeriun “e luftërave” si pasaardhës?

A ka zgjedhur Putin njeriun “e luftërave” si pasaardhës?

Edhe pse u zgjodh për herë të parë President i Rusisë në vitin 2000, Vladimir Putin aktualisht është duke shërbyer mandatin “zero”, sipas ligjit të miratuar nga Duma që zeroi tre mandatet e mëhershme dhe mandatin aktual të tij në krye të Kremlinit.

Ligji i ri, që e lejon të kandidojë edhe për dy mandate të tjera me nga 6 vite secili, në 2024 dhe 2030 u sponsorizua simbolikisht nga ligjvënësja Valentina Tershkova, gruaja e parë që fluturoi në hapësirë në vitin 1963.

“Ma kërkuan qytetarët që të paraqes këtë ligj”, tha ajo para Dumës ruse, që e kontrolluar nga besnikët e Putinit e miratoi në mars të 2020.

“Ne nuk e pranojmë kurrë këtë duhet të jenë fjalët tona të vetme për këtë ligj”, deklaronte lideri i opozitës, Alexey Navalny. Pak muaj pas kësaj deklarate ai mezi i mbijetoi një sulmi me agjent nervor, që pretendon se është organizuar nga Vladimir Putin. Në shkurt, Navalny u dënua me 2.5 vite burg.

Putin vetë është ende duke vrarë mendjen nëse do të kandidojë për President për mandatin e tij ligjërisht “të parë”, praktikisht të pestë.

“Nuk e kam vendosur ende nëse do të kandidoj në 2024”, tha ai në dhjetor të 2020.

Që prej agimit të udhëheqjes së vet në krye të Rusisë, Putin projektoi veten si udhëheqësi i gjithanshëm. Sportist në xhudo, not, gjahtar, pilot e deri kalorës...me raste pa bluzë veshur.

Ndër vite ja ka dalë mbanë që kundërshtarët herë t’i eleminojë me votë, herë me “çaj”, ndaj në 2024 problemi i tij nuk do të jenë rivalët, por mosha. Më 7 tetor ai mbush 69 vjeç dhe tashmë pyetja se kush do ta pasojë ka filluar të bëhet gjithnjë e më shpesh.

Askush nuk është në gjendje që të japë një emër konkret për momentin. Shumë flasin nën zë për kandidatët potencialë, por në Rusi “sjell ters” të projektosh liderin e ri përsa kohë lideri aktual Putin është ende gjallë.

Sipas Sergei Biziukin, një aktivist i opozitës në ekzil që prej 2019 kur u përpoq që të kandidonte për President, “Putin është dyshues dhe sekretiv”. “Edhe nëse do ta ketë zgjedhur një pasaardhës, ai nuk do ta tregojë emrin e tij pa ardhur koha”, thotë ai.

Gjithsesi, disa analistë kanë vendosur bast për ministrin e Mbrojtjes, Sergey Shoigu. Ai është njeriu më jetëgjatë në qeverinë ruse dhe politikani më popullor në vend pas Putinit. Por, është edhe njeriu i paradokseve.

Emrin e parë e ka tipik rus, por ai është më origjinë nga Tuva, një rajon i varfër budistësh turqisht-folës në kufi me Kinën dhe ku numri i vrasjeve dhe vetëvrasjeve është më i larti në Rusi.

Shoigu e nisi karrierën në fillim të viteve ’90 si shefi i emergjencave, duke e shndërruar këtë sektor mjaft efikas dhe pothuajse në një strukturë të mirëfilltë ushtarake. Atij i pëlqen disiplina dhe në fjalimet publike shpesh të ashpra kundër Perëndimit flet për “krenarinë ruse”.

Deri në vitin 2012, kur mori në dorë ministrinë e Mbrojtjes konsiderohej në liberal-demokrat. Por, pas kësaj periudhe ishte “dora ruse” në aneksimin e Krimesë prej Ukrainës, shpëtimin e Assad-it në Siri dhe konfliktin në Ukrainën Lindore.

Para zgjedhjeve parlamentare të 19 shtatorit, Putin e caktoi atë si personi që duhej të shfaqej në posterat elektoralë të partisë “Rusia e Bashkuar”, që në sondazhe del fituese. 66-vjeçari Shoiku është parë shpesh duke peshkuar dhe në gjah me Putin, një shenjë që për shumë interpretohet si zgjedhja e Putinit për pasaardhës.

Burimi Al Jazeera. Përktheu Gazeta Shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore