Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

A do të ketë "Kajmakë" të rinj në listat zgjedhore të 2021?

A do të ketë "Kajmakë" të rinj në listat

Kryebashkiaku i Vorës, Agim Kajmaku është liruar nga burgu për shkaqe shëndetësore, por tashmë ai është një person i pandehur, jo vetëm për shkakun e zgjedhjes në postin e lartë, duke shkelur ligjin e Dekriminalizimit, por edhe pasojat që ka sjellë kjo shkelje ligji në vijimin e këtyre shkeljeve në aspekte të tjera, siç akuzohet për “falsifikim të vendimeve”.

Pra një dëm më i vogël sjell zullumin e madh në një administratë kaq të qartë të vendit.

Dekriminalizimi, ishte një standard drakonian, i sjellë si propozim i opozitës së Lulzim Bashës në vitin 2015, për të ndaluar hyrjen në politikë dhe poste të larta shtetërore, persona që ishin të dënuar apo hetuar më parë, apo që kishin ndryshuar identitet, për të mos vënë në pah këto mëkate ligjore.

Dekriminalizimi solli një tronditje të madhe gjatë legjislaturës 2013-2017, ku një numër deputetësh, kryetarësh bashkish e zyrtarë të tjerë të lartë u larguan dhe një pjesë e tyre dhe u hetuan e u dënuan, për krimet, ndaj të cilëve akuzoheshin.

Por natyrisht duke përfituar prej statusit të tyre sit ë “fortë” morën edhe dënime më të buta.

Siç ishte rasti i Mark Frrokut, deputetit që u dënua me 7.5 vjet heqje lirie por në fund bëri vetëm 3 dhe sot është kthyer një nga personazhet e gossipit.

Ndërkaq, edhe pse dekriminalizimi u duk se mbylli një çështje për politikën, ai doli sërish në zgjedhjet e vitit të shkuar, ku edhe pse mazhoranca garoi e vetme, pra nuk kishte kundërshtarë, nuk arriti të gjejë element politikë që të kishin të pastra letrat ligjore.

“Emërimi” i Valdrin Pjetrit si kandidat për kryetar të bashkisë së Shkodrës, ku dhe u zgjodh, natyrisht se s’kishte alternativë, solli akuzat e menjëhershme të opozitës, se zoti Pjetri kishte qenë i akuzuar zyrtarisht në Itali për trafiqe. Kryebashkiaku i zgjedhur e mohoi, e më pas ai u shkarkua, duke u larguar edhe nga PS-ja me një deklaratë të kryeministrit Edi Rama.

Me Agim Kajmakun ndodhi e njëjta gjë, por situata u vonua edhe më shumë, duke u hallakatur kryebashkiaku i Vorës deri sa u arratis nga drejtësia dhe u shpall i kërkuar nga policia.

Por çfarë do të ndodhë për zgjedhjet e 2021-shit? A do të ketë më probleme të tilla në listat e reja?

Sekretari organizativ i Partisë Socialiste, Arben Pëllumbi deklaroi para disa ditëve se edhe pse ka rregulla më të forta për monitorimin e kandidatëve, tha se në fund të fundit është vetë personi që duhet të mbajë përgjegjësi se nuk mundet një forcë politike të jetë një polici paralele.

Realisht, një forcë politike nuk mund të jetë një polici, por realisht një parti, e cila ka struktura dhe resurse njerëzore për të rekrutuar njerëz, ka të gjitha mundësitë për të përzgjedhur personat e duhur që nuk kanë probleme me ligjin.

E kjo vjen, nëse bëhet një proces i plotë dhe i kujdesshëm i shoshitjes së kandidaturave, e jo thjesht një vendim i ardhur nga lart, ku natyrisht informacionet mund të jenë të kufizuara.

Shqipëria ka një traditë jo të keqe në vitet e para të postkomunizmit në lidhje me diskutimin publik në strukturat partiake për kandidaturat, të cilat mund të ishin jo perfekte, por vinin nga propozime e shoshitje në masë të gjerë.

Por më vonë, pas 2005-s nisi shtrëngimi i partitokracisë që solli njerëz nga lart si kandidatë për deputetë apo kryebashkiakë, dhe jo njerëz që kishin garuar apo ishte folur fillimisht në bazë.

Nga pak nga pak kështu nisën të katapultohen të fortët, “miqtë e kryetarit” apo outsider që mbinë si kërpudhat pas shiut në politikën shqiptare, pa një background normal të gavetës së aktivitetit publik.

Problemi, më shumë se tek emrat vetë, është tek fenomeni i rekrutimit, i propozimit që prodhohen nga kanale informale të politikës; sallone apo restorante, e jo forume politike.

Ky është shkaku i prodhimit të kësaj gangrene të politikës, aq më shumë që PS në vitet e para pas rënies së komunizmit krijoi traditë të mos qasjes së të fortëve brenda saj, ndryshe nga PD-ja së cilës i ngjisnin më shumë.

Por kjo ndodhi invers në 2005, u zhvillua edhe në vitet e ardhshme por si bombë shpërtheu me Rilindjen. E cila edhe pse e pësoi më shumë se një herë, nuk vuri mësim.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore