Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Koment

6 çështjet mbi gazsjellësin rus Nord Stream 2, lufta e BE dhe SHBA-së me Putinin

6 çështjet mbi gazsjellësin rus Nord Stream 2, lufta e BE dhe

Gazsjellësi "Nord Stream 2" është shumë më tepër sesa një projekt biznesi që synon transportimin e gazit natyror nga Rusia në Gjermani nën Detin Balltik. Ai është kthyer në një "dhimbje koke" diplomatike masive për Uashingtonin, Berlinin, Brukselin, Varshavën, Kievin dhe shumë kryeqytete të tjera.

Gazsjellësi ka përfunduar 95 për qind - por beteja për furnizimin me tubacionin e gazit nuk po mbaron kurrë. Ekziston një presion i furishëm mbi administratën e Presidentit të SHBA Joe Biden për të goditur me sanksione këtë tubacion gazsjellësi dhe për ta bllokuar realizimin e tij. Pozicioni pro- "Nord Stream 2" i Gjermanisë mund të zhvendoset pas zgjedhjeve të ardhshme. Aftësia e BE-së për t'iu përgjigjur në mënyrë efektive grumbullimit ushtarak të Rusisë pranë Ukrainës gjithashtu vihet në dyshim, duke pasur parasysh mbështetjen e Evropës në Moskë për një burim të rëndësishëm të energjisë.

"Është e qartë se qëllimet e "Nord Stream 2" shkojnë përtej epërsisë së energjisë dhe imperativëve të politikës klimatike dhe është e qartë se gjermanët nuk do të braktisin këtë projekt, i cili është gati të përfundojë. Ata kanë investuar 16 miliardë euro," tha Josep Borrell , shefi i politikës së jashtme të BE, në një aktiviteti të martën.

Këtu janë gjashtë faktorë që duhet të merren në konsideratë, ndërsa saga e gazsjellësit zhvillohet gjatë këtij viti.

1. Ndërtimi mund të përfundojë këtë vjeshtë - por pengesat rregullatore shfaqen

Vetëm rreth 120 kilometra tub kanë mbetur për t'u shtruar në dy vargje paralele - 93 kilometra në detet daneze dhe 28 kilometra në ujërat gjermane.

Puna në ujërat daneze pritet të përfundojë deri në shtator. Sidoqoftë, vendosja e tubacionit në Gjermani është ngrirë administrativisht për shkak të ankesave të sjella nga OJQ-të mjedisore. Por shumë analistë mendojnë se është një punë e mbaruar.

"Ka të ngjarë që tani është tepër vonë për të ndaluar përfundimin e Nord Stream 2", shprehet James Huckstepp, analist i gazit në S&P Global Platts.

“Shkallëzimi i fundit i aktivitetit ushtarak në Donbas dhe thirrja telefonike pasuese nga presidenti amerikan Joe Biden në Ukrainë nuk ka gjasa të rezultojë në rritje të sanksioneve të SHBA që mund të ngadalësojnë më tej në mënyrë të konsiderueshme ndërtimin e tubacionit”.

Sapo të përfundojë, Nord Stream 2 do t’i duhet të gjejë një certifikues i gatshëm për të kontrolluar tubacionin për sigurinë - pasi një kompani e mëparshme e pezulloi punën në janar nga frika e sanksioneve të SHBA.

Huckstepp vlerëson se gazi mund të fillojë të rrjedhë përmes Nord Stream 2 sa më shpejt që nga fundi i vitit 2021. Por për shkak të rregullave të BE-së që detyrojnë palët e treta të lejohen gjithashtu të transportojnë gaz përmes tubacioneve lidhëse, "Nord Stream dhe Nord Stream 2 së bashku do të kufizohen për të funksionuar rreth 75 për qind të kapacitetit për disa vjet”, tha ai.

Kjo do të nënkuptojë 82 miliardë metra kub (bcm) gaz në vit do të shpërndahen në Evropë përmes dy tubacioneve Nord Stream; Vetëm Gjermania importon rreth 100 miliardë (bcm) gaz natyror çdo vit.

2. Shtëpia e Bardhë në një situatë të zjarrtë

Biden po përballet me presion nga ligjvënësit e të dyja palëve për të vendosur sanksione të detyrueshme mbi tubacionin.

Departamenti i Drejtësisë ka aprovuar dy paketa sanksionesh - një kundër kompanisë Nord Stream 2 AG me qendër në Zvicër në pronësi të Gazprom të Rusisë dhe një kundër CEO të Nord Stream 2, Matthias Warnig - por Biden deri më tani është vetëpërmbajtur. Ai gjithashtu nuk e ka ushtruar zyrtarisht të drejtën e tij për të hequr dorë nga sanksionet nëse konsiderohet në interesin kombëtar, të cilin ligji e kërkon si një alternativë.

Republikanët kanë qenë më të zhurmshëm në kritikat  e tyre. Senatori i Teksasit Ted Cruz, bashkautor i dispozitave të sanksioneve, po akuzon administratën e Biden se po tregohet e butë ndaj Rusisë. “Unë i kam thënë Departamentit të Shtetit që kam ndërmend të mbaj pezull të gjithë të nominuarit e tyre derisa të zbatojnë ligjin dhe të mbyllin këtë tubacion”, i tha Cruz POLITICO. "Dhe ata ende nuk e kanë bërë këtë."

Nga ana e demokratëve, kryetari i Komitetit të Marrëdhënieve me Jashtë i Senatit Robert Menendez dhe Senatori Jeanne Shaheen i kanë shkruar një letër Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken duke kërkuar një “reagim dhe lëvizje të fortë diplomatike nga Departamenti i Shtetit për të ndaluar Nord Stream 2”.

Nëse asnjë veprim nuk materializohet deri në verë, ligjvënësit pro-sanksioneve po konsiderojnë futjen e ndryshimeve në projekt-ligjin e shpenzimeve të mbrojtjes 2022, duke ia hequr të drejtën, diskrecionin e presidentit Biden për të hequr dorë nga sanksionet, për të zgjeruar përkufizimin e aktiviteteve të sanksionueshme, ose thjesht për të mbajtur pezulluar procesin derisa të zbatohen sanksionet ekzistuese.

3. Një qeveri e re gjermane mund të jetë më pak pro tubacionit rus

Zgjedhjet parlamentare gjermane zhvillohen më 26 shtator. Partia e Gjelbër e ashpër anti gazsjellës është renditur si forca e dytë në sondazhet kombëtare me 22 për qind, menjëherë pas demokristianëve të Kancelares Gjermane Angela Merkel me 27 për qind.

Nëse të Gjelbrit janë pjesë e ndonjë qeverie të re të koalicionit, ata do të ishin në gjendje të bëjnë presion për një ndryshim të politikës në Nord Stream 2.

“Për ne është një çështje që ka të bëjë me besueshmërinë tonë si një aktor i politikës së jashtme, kështu që do të ishte shumë e vështirë për ne të themi: Do të bëj ashtu siç bëri Merkel”, tha eurodeputeti gjelbër gjerman Reinhard Bütikofer. "Ky nuk do të ishte një fillim i mirë për një qeveri që ka brenda të Gjelbrit”.

Merkel, e cila nuk do të kandidojë për rizgjedhje, ka këmbëngulur gjatë që Nord Stream 2 është një biznes dhe jo një projekt politik. Lideri i sapozgjedhur i partisë së Bashkimit Demokristian, Kristian Armin Laschet, i cili shpreson ta pasojë atë si kancelar, nuk dëshiron një ndryshim në pozicionin e qeverisë. Por të tjerët breda CDU-së kanë bërë thirrje për një moratorium në Nord Stream 2.

Është një çështje e akute dhe e drejtpërdrejtë për marrëdhëniet mes SHBA-ve dhe Gjermanisë, e bërë edhe më e ngutshme pas raportimeve të rritjes së trupave ruse pranë kufirit të Ukrainës.

“Për sa i përket Nord Stream 2, mund të shtrohet pyetja nëse me të vërtetë ka kuptim të mbash një moratorium shumë pak para përfundimit”, tha ministrja gjermane e Mbrojtjes, Annegret Kramp-Karrenbauer të Martën, pasi u takua me Sekretarin e Mbrojtjes të SHBA. Ajo shtoi se sa gaz do të transportohet përmes tubacionit “do të varet gjithashtu nga sjellja e Rusisë”.

Një mënyrë për të ecur përpara, tha Bütikofer, do të ishte që "të hidhej një hap shumë i thjeshtë dhe në dukje të pafajshëm, domethënë të shpallte publikisht se qeveria nuk e mbështet më atë projekt politikisht. Nuk ka implikime të dukshme ligjore, por mund të ketë implikime të gjëra politike dhe praktike, sepse sapo qeveria të thotë atë se politika mjedisore ndryshojnë ndjeshëm në mënyrë që tubacioni të bjerë”

Një veprim i tillë, arsyetoi ai, do t'i sinjalizonte Uashingtonit se marrëdhënia gjermano-amerikane nuk do të kërcënohej nga sanksionet. Kjo gjithashtu mund të heqë çdo frikë nga gjykatësit gjermanë dhe rregullatorët e energjisë në Berlin dhe Bruksel se vendimet kundër tubacionit mund të mos kënaqin udhëheqësit kombëtarë.

4. Ukraina do t’i duhet të zëvendësojë të ardhurat nga tranziti i gazit rus

Para se tubacioni i parë Nord Stream të vihej në funksionim në 2011, Rusia dërgoi rreth dy të tretat e eksporteve të saj evropiane të gazit përmes Ukrainës. Kjo ra në një përqindje në rreth 40 për qind në 2019, ose rreth 74 bcm, duke rënë më tej në 38 bcm në 2020, pasi bllokimet e shkaktuara nga pandemia ndikuan kryesisht në gazin e importuar përmes Ukrainës.

Linja e parë  Nord tani është rruga kryesore e furnizimit. Nëse Nord Stream 2 do të vijë në punë, kapaciteti i tij vjetor shtesë prej 55 bcm mund të anashkalojë më tej Ukrainën. Sidoqoftë, nëse të dy tubacionet Nord Stram detyrohen të përdoren për disa vjet për shkak të kufizimeve rregullatore ose kufizimeve të tjera, rruga e furnizimit nëpërmjet  Ukrainës do të rritet përkohësisht.

Sipas një marrëveshje kompromisi në dhjetor 2019, Rusia ende duhet të dërgojë të paktën 40 miliardë (bcm) përmes Ukrainës deri në vitin 2024 - ose të paguajë ekuivalentin e saj nëse nuk e shfrytëzon tubacionin. Kievi mund të fillojë të ndiejë mungesën e parave pas kësaj.

Kjo është arsyeja pse ish-ambasadorët amerikanë po bëjnë presion për një kompromis që përfshin një zgjatje të mundshme të marrëveshjes së tranzitit të Ukrainës në 10 vjet, shoqëruar me investime të energjisë së gjelbër në Ukrainë për të hequr vendin nga tarifat e tranzitit të gazit dhe për ta përgatitur atë për ekonominë e energjisë së pastër, ndoshta duke prodhuar hidrogjen në vend.

“Mbrojtja e sigurisë së energjisë së Evropës Qendrore dhe Lindore duhet të jetë pjesë e çdo marrëveshje”, shprehet Richard Morningstar, i cili shërbeu si i dërguar special për energjinë Euroaziatike nën administratën e Obamës. Kjo parashikon që Gjermania të nënshkruajë dhe "t’i bëjë të qartë se nëse Rusia shkel marrëveshjen do të kishte sanksione ekonomike".

Steven Pifer, një ish-ambasador i SHBA në Ukrainë, tha se Biden duhet të nxjerrë fitime të prekshme për Ukrainën për të justifikuar pezullimin  e sanksioneve.

“Pyetja është se sa shpejt Nord Stream 2 do të afrohet me përfundimin, dhe gjermanët duan që kjo të bëhet deri në verë, kështu që po afrohet", tha Pifer.

5. Si do të influencojë në tregun e gazit të BE-së?

Bashkimi Evropian merr rreth një të tretën e gazit natyror nga Rusia, dhe furnizimi i Gazprom është më i lirë në treg. Disa ekspertë parashikojnë një rritje të konsumit të BE deri në vitin 2030 ndërsa vendet kalojnë nga qymyri në gaz në një përpjekje për të ulur emetimet e gazrave serë - e cila mund të avantazhojë Rusinë, ndërsa prodhimi i brendshëm i gazit në BE bie.

Borrell tha të martën se zotimi i bllokut për t'i dhënë fund mbështetjes në karburantet fosile dhe për t'u bërë neutral ndaj klimës deri në 2050 e bëri Nord Stream 2 të "dobisë margjinale".

Në vitet e fundit, BE ka punuar për të rritur ndërlidhjet e gazit midis vendeve anëtare dhe për të siguruar burime shtesë të furnizimit, nga terminalet shtesë LNG te një tubacion i ri që transporton gaz nga Azerbajxhani - duke zvogëluar varësinë e tij nga Rusia.

“Ne kemi në thelb infrastrukturën e gazit që na nevojitet ... Nord Stream 2 nuk është i nevojshëm", tha Ditte Juul-Jørgensen, drejtor i përgjithshëm i departamentit të energjisë të Komisionit Evropian, në një seancë dëgjimore të fundit në Parlament.

6. Pikëpamja e Kremlinit

Gazsjellësi është shumë më tepër sesa një projekt i thjeshtë biznesi për Presidentin rus Vladimir Putin.

“Nga një perspektivë gjeopolitike nuk do të jetë diçka e mirë nëse Putini përfundon këtë tubacion - ai do të marrë një avantazh shumë të qartë dhe do të jetë një simbol që pavarësisht nga të gjitha gjërat e këqija që ai ka bërë dhe bërë tani, ka akoma njerëz në Evropë, me shumë ndikim në politikë dhe biznes, të gatshëm për të luajtur lojërat e tij”, tha Vladimir Milov, një këshilltar i lartë i udhëheqësit rus të opozitës Alexei Navalny dhe ish-zëvendësminisëtr i Energjisë i Rusisë.

Por ndalimi i Nord Stream 2 në këtë fazë të vonë mund të japë Putinin një armë për të ngritur ndjenjat anti perëndimore dhe do të nxisë një valë gjyqësore nga kompanitë e përfshira, paralajmëroi ai./ Politico/ Gazeta Shqip

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore