
Shqipëria duhet të ishte sot në zi. Për të qarë e për të kujtuar një tragjedi kombëtare që i ndodhi ekzaktësisht një vit më parë; ku humbën jetën 51 frymë; fëmijë, të moshuar, të rinj, 1000 të plagosur për të cilët askush nuk di gjë.
Mbi 14 mijë familje gjenden në tronditjen e humbjes së pasurisë më të rëndësishme, shtëpisë. E sot kombi, apo vendi, gjenden në një hata tjetër të madhe siç është Covid-19 ku deri më sot, nga marsi i këtij viti kanë vdekur 743 persona.
E në këtë atmosferë të rënduar ku përveç plagëve për të ikur, është prezent ankthi për mbi 35 mijë të sëmurët nga kjo flamë e kohës moderne, duket sikur ajo tragjedi e frikshme e një viti më parë, ose ka shumë kohë që ka ndodhur, ose për disa nuk ka ndodhur fare.
Tërmeti, viktimat, hallet e dertet janë natyrisht një ushqim për politikën e ditës, e cila në mungesë të dijeve dhe ideve për të nxjerrë e studiuar alternativa sa më të vlefshme për të zhvilluar vendin, merret me hallet e ditës, duke i përdorur si ushqim për artilerinë që baltosin njëri-tjetrin.
Tërmetet, e fatkeqësitë e tilla natyrore kanë ndodhur edhe në vende të tjera, madje edhe me më shumë ndoshta plagë e viktima, por ama thuajse kudo, pas shërimit të plagëve dhe nisjes së rindërtimit, ndër punët e para që janë hapja e hetimeve për ata që lejuan që tragjedia natyrore të bëhet njerëzore, të atyre që nuk zbatuan rregullat e ligjet për të parandaluar viktimat.
Dhe të tillë pati edhe në tërmetin e 26 nëntorit. Top Story, pak kohë pas tërmetit përgatiti dokumentarin “Ndërtues që Vrasin”, i cili fitoi edhe çmimin nga Bashkimi Europian këtë vit.
Në këtë dokumentar , në mënyrë të detajuar flitet për skandalin që realisht e ka rritur më shumë pasojën e tragjedisë së 26 nëntorit, ku si janë ndërtuar pallate e ndërtesa pa asnjë rregull sizmik e urbanistik, të cilët të parët u shembën së bashku me njerëzit që ndodheshin brenda.
Përveç Top Story, edhe media të tjera në vend, e sidomos gazetarë të qyeteteve ku kanë ndodhur dëmtimet, kanë denoncuar me detaje çdo shkelje që kanë çuar në rritjen e pasojave të dëmeve të tërmetit.
Një javë më parë Prokuroria çoi në gjykim 16 persona, të akuzuar se me veprimet dhe mosveprimet e tyre në projektim, ndërtim, zbatim dhe verifikim kanë sjellë për pasojë shembjen e të paktën 7 ndërtesave ku humbën jetën 23 persona.
Hetime këto, përveçse të ngadalshme janë selektive dhe aspak gjithëpërfshirëse, për të prekur gjithë zinxhirin e paligjshmërisë, që nga individët e deri tek zyrtarët e lartë që kanë lejuar të ndërtohen ata pallate apo ndërtesa pa respektuar rregullat e ligjet, ata zyrtarë që kanë lejuar që të bëhen shtesa apo lëvizje ndërtimore në pallatet e vjetra e shtëpi që sollën natyrisht çarjet e rrëzimet e 26 nëntorit. Në vende të tjera të botës, kur kanë ndodhur tragjedi të tilla si në Itali, Turqi etj, ka pasur arrestime masive ndërtuesish, inxhinierësh dhe zyrtarësh, duke hetuar me detaje kush është fajtori real dhe bashkëpunëtori i tij në një krim që solli vdekjet nga tërmeti.
Edhe në rastin e 26 nëntorit, nuk janë vetëm 16 persona përgjegjësit e asaj gjëme, e këtu nuk është puna për numri, por tek rrethi i hetimeve që duhet të përfshijnë zbulimin e të dyshuarve. Që nga maja e piramidës e deri në qelizë.
Rrrëzimi i mureve të disa pallateve si copa kartoni që i rishohim edhe nëjherë sot, ndërkohë që pallate të tjera qoftë të vjetra të kohës së komunizmit, qoftë të reja, është dëshmia më e mirë e një krimi që ka ndodhur më 26 nëntor. Një krim që ka skenën e tij të plotë dhe me plot gjurmë, ku çdo hetues profesionist mund të punojë lehtësisht; mjafton të ketë vullnet e kurajo. Për të zbuluar e çuar për gjykim përgjegjësit e asaj katrahure. Në mënyrë që të mos ndodhë më, pasi sërish po ndërtohen pallate, e ndoshta nga po ato kompani ndërtimore që kanë vepruar e veprojnë në vend, pasi këto janë në treg.
Ajo që ndryshon është përgjegjësia e shtetit për të qenë mbrojtësi i qytetarëve; duke mos vjedhur, duke kursyer ndërtuesi, e duke mos e lënë atë që të abuzojë. Por që të ndodhë kjo, duhet dikush të dënohet; madje diku lart në piramidë.
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Pse Joe Bideni është personi i duhur për momentin
Historia e plotë >
Çfarë do të ndodhë tani me Mike Pence?
Historia e plotë >

Pse populli nuk e kupton që zgjedhjet e 25 Prill janë shitur në tavolinë?
Historia e plotë >
CDU-ja zgjedh vazhdimësinë, por lufta për kancelar e hapur
Historia e plotë >

“Historia ime”, me disa ministra që çoheshin nga restorantet pa paguar
Historia e plotë >
Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të ketë përplasje direkte? Basha kandidon në Tiranë, dy qarqet ku R...
Historia e plotë >
Emrat/ Përbërja surprizë e qeverisë së re të SHBA-së, Biden synon unitet...
Historia e plotë >
Lajmi i mirë/ Vaksina e Pfizer mund të fillojë të shpërndahet brenda muajit dhjetor

Studimi: Ja personat që janë më të rrezikuar për simptoma të rënda të COVID-it

Mbyllja e kufijve/ Covid pezullon dhe fluturimet, ambasada greke jep njoftimin e rëndësishëm: Shihemi pas...
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >