
Pasojat politike të votave për Ilir Metën në Kuvend
Votat në Parlament për raportimin e Komisionit “Meta”, tregojnë një panoramë politike të dyzuar në lidhje me Presidentin. Kjo mund të thuhet, pasi raporti përfundimtar i firmosur me vullnetin politik të mazhorancës nuk kishte qëllim shkarkimin por “kritikën e “Presidentit kryeneç”.
Megjithatë mund të thuhet se në leximin e votave, kundër e abstenim, por edhe te pjesëmarrësit në votim, ka një indikacion politik, që edhe mund të komentohet.
Indikacione që nuk se janë shumë të vogla. Për shembull një anëtar i rëndësishëm i qeverisë, siç është zv.kryeministri Braçe nuk ka marrë pjesë në votim. Një ministre e rëndësishëm e PR të mazhorancës siç është Erisa Spiropali ka abstenuar. Ajo ishte dhe vokacioni i sociliasitëve kundër Ilir Metës dhe i shkëmbimit të replikave në distancë me Presidencën.
Një ish-ministër shumë i rëndësishëm si Fatmir Xhafa nuk ka marrë pjesë në votim. Një ish-këshilltar i Edi Ramës si Fate Velaj ka abstenuar, ndërkohë Sadi Vorpsi, deputet i PS-së ka abstenuar. Po ashtu edhe Spartak Braho, që zuri vendin e Saimir Tahirit në listën e Tiranës në grupin e PS-së ka abstenuar. Të njëjtin qëndrim mbajti edhe Tom Doshi, një zë i fortë brenda mazhorancës.
Përse këta anëtarë të grupit parlamentar të PS-së nuk i janë bashkuar vendimit politik, të cilin e kanë zbatuar edhe zëra kritikë kundër Ramës në PS?
Ndoshta kuptohet Braho për marrëdhënien e vjetër me Presidentin dhe i ardhur nga LSI-ja, apo edhe Erion Braçe si një nga miqtë e vjetër të Ilir Metës në kohën e FRESSH-it, apo ndoshta dhe për shkak të pakënaqësisë së konkluzioneve të raportit. Por pse ndodhi nga deputetët e tjerë. Fakt është që ata nuk e kanë zbatuar vendimin, arsyet janë të panjohura, tani pritet të bëhen publike pasojat që do të kenë këtë deputetë, pasi siç dihet nuk bëhet fjalë për një vendim dosido, por për një qëndrim politik bazik të mazhorancës qeverisëse. Përse këta deputetë, ministra e ish-ministra e thyen? Nëse hyn në analizë e zhvillime, gjen te secili marrëdhënie me Metën, etj, por secili ka arsye të ndryshme.
Për shembull zonja Rudina Hajdari ka qenë mjaft kritike me Presidentin, por sot ajo ka abstenuar për raportin. Ka abstenuar se nuk i pëlqen rrëshqitja e komisionit parlamentar nga shkarkimi tek këshillimi, apo si pasojë e një relacioni të vjetër që familja Hajdari ka me Ilir Metën, ajo ka mbajtur një qëndrim “politikisht korrekt”. Nëse te zonja Hajdari, askush nuk e kërkon, pikërisht se ajo i përket opozitës, votat brenda mazhorancës të fusin në mendime për një zhvillim politik që edhe mund të quhet mosakordësi, apo edhe qëndrime të ndryshme. Ndaj ja vlen të analizohet.
Ndërkaq, vota kundër raportit për Ilir Metën, është lara lara. Ka deputetë të opozitës parlamentare që edhe me deklarata do të votonin një shkarkim të Presidentit, si Myslim Murrizi apo edhe Halit Valteri, e ndaj kanë votuar kundër raportit të mazhorancës, por ka deputetë të tjerë që kanë votuar kundër raportit, pasi siç duket do të votonin kundër çdo raporti për Ilir Metën. Si Gjetan Gjetani, ish-deputet i PS-së, i kaluar zyrtarisht në LSI por edhe të tjerë si Edmond Stojku për shembull, vota e të cilit nuk dihet nëse merret si vota e Murrizit, apo si e Gjetanit.
Ata kanë votuar kundër raportit, por jo kundër Metës. Vetë Lefter Maliqi, i cili konsiderohet si një deputet i Ilir Metës në Parlament ka votuar pro raportit, pra që e këshillon Presidentin.
Nëse vota abstenuese e Lefter Kokës, një ish-ministër i LSI-së kuptohet, pasi s’ka dashur të përzihet, e që mund të krahasohet edhe me Hajdarin, votat kundër të grupit të jo kritikuesve është paksa enigmë.
Megjithatë, si rezultante mund të nxirret, se edhe pse Ilir Meta e ka konsideruar më se njëherë opozitën parlamentare si “jo legjitime”, madje përkrahës të tij sulmuan edhe fizikisht Ralf Gjonin, mjaft prej këtyre deputetëve u kompleksuan për të dhënë një qëndrim politik për Presidentin.
Ilir Meta, duket hapur se ka influencë të fortë në politikë, edhe tek ata që i ka sulmuar, e kjo vjen jo vetëm prej lidhjeve të vjetra që detyrat e shumta shtetërore i kanë lidhur me njerëz që sot mbajnë “karrige” në platenë e elitës politike
©Copyright Gazeta Shqip
Ky artikull është ekskluziv i Gazetës Shqip, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Gazeta Shqip dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >
Pse që të gjithë jemi nga pak teoricienë konspiracionesh
Historia e plotë >


Mbyllja e kufijve nuk është zgjidhje kundër koronës
Historia e plotë >

Arsyet përse Meta është radikal dhe kërkon votat e “skifterëve” anti Rama
Historia e plotë >
Dilemat e pakta të zgjedhjeve të Kosovës
Historia e plotë >
BE përpiqet ta minimizojë skandalin e Lajçak me hartën e Kosovës
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Lufta” brenda PS për listën e Tiranës, emrat big që synojnë Parlamentin...
Historia e plotë >
COVID-i bëri kërdinë me 335 të vdekur brenda 25 ditëve, por masat nuk nd...
Historia e plotë >
E shtuna ‘premton’ mot me diell, por të dielën pritet...

Mjekët, thirrje qeverisë: Mbyllni 1 muaj shkollat, lokalet dhe urbanët, mos mendoni për zgjedhjet

Vaksinat anti Covid, Manastirliu: Në 10 ditët e para të marsit vijnë mbi 14 mijë doza nga COVAX
Biznes

Abuzimet me kreditë e institucioneve jo bankare, BSH vendos rregulla të reja
Historia e plotë >
Shtrenjtohet me 25% çmimi i gazit për makinat
Historia e plotë >

