Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

"Zyra ime do jetë më shumë e juaja"! Evis Kushi uron nxënësit dhe u kujton rregullat për vitin e ri shkollor

"Zyra ime do jetë më shumë e juaja"! Evis Kushi uron

Një ditë para nisjes së vitit të ri shkollor ministrja e Arsimit Evis Kushi ka uruar nxënësit për një sezon sa më të mbarë. Ajo u kujton atyre se duhet të respektojnë masat anti-COVID. Kushi shprehet se zyra më shumë se e saj do jetë e të gjithëve atyre  që kanë shqetësime.

“Të dashur nxënës, prindër, mësues. Nesër fillon viti i ri shkollor dhe janë marrë masat që ky sezon të jetë sa më i mbarë. Kjo zyrë më shumë se e imja është e juaja dhe do jetë e hapur për çdo shqetësim që ju keni.  

Siguria dhe shëndeti juaj është më i rëndësishëm për ju. Lutja që kam për ju është të zbatoni rregullat dhe masat në shkollë. Ne do të bëjmë më të mirë që t’iu edukojmë me vlerat më të mira qytetare dhe demokratike”, shprehet Evis Kushi. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore