Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zjarrfikëset e "lashta" të Shqipërisë, mjetet e 1963 duan 8 minuta të ndizen

Zjarrfikëset e "lashta" të Shqipërisë, mjetet e

Fiks Fare i rikthehet një shërbimi jetik; zjarrfikësve. Zjarret që përfshinë së fundmi vendin tonë nxorrën në pah një sërë problematikash të shërbimit zjarrfikës në vend.

Flakët që shkrumbuan vendin dhe zhveshën qindra hektarë pyje nuk lanë pa zbuluar as uniformat e falura ndër vite dhe të grisura. Zjarrfikëse me  depozita me vrima,  ku uji rrjedh më shumë për të larë rrugët, sesa për të  fikur flakët në pyje.

Gazetarët e Fiksit duke marrë shkas nga situata e zjarreve në vend dhe veçanërisht nga ajo më e rënda ndodhur në fshatin ‘Asim Zenel’  në Gjirokastër,  në datë 3 gusht 2021, ku si pasojë e flakëve humbën jetën 2 persona.

Gazetarët udhëtojnë fillimisht në këtë stacion zjarrfikës, ku  sipas drejtorit të këtij shërbimi në gjendje  pune janë 4 zjarrfikëse me vit prodhimi 1967! Të gjitha këto automjete janë të pakolauduara për shkak të mungesës në dokumentacion, por a kanë siguri për të ofruar shërbim apo mbeten rrugëve? Kjo lë për të dëshiruar . Gjithashtu drejtori pohon, se mungojnë veshjet e posaçme kundra zjarrit për ambiente të jashtme. Paisjet për zjarre të brendshme i kanë të dhuruara nga donatore ndër vite. Ndërsa komandanti i stacionit na tregon sesi ndodhi ngjarja e 3 gushtit në ‘Asim Zenel’, ku si pasojë e flakëve  humbën jetën 2 persona. Ai tregon se zjarri kishte përfshirë edhe fshatra të tjerë, përveç ‘Asim Zenel’ ndaj zjarrëfikset duhet të shkonin edhe atje.

I pyetur nëse zjarrfiksja rridhte ujë,  komandanti me lot në sy pohon se nuk duhet të thuhet kjo, pasi “kujtoj se kemi punuar atë ditë”. Gazetarët e Fiksit pyesin edhe ish drejtorin e shkarkuar menjëherë pas kësaj ngjarjeje. Ai thotë se zjarrfikëset duhet të shkonin nga një fshat në tjetrin . Kur zjarri ishte në ‘Asim Zenel’ zjarrfikësja ishte në një fshat tjetër. Ndaj gazetarët e Fiksit shtruan pyetjen nëse zjarrfiksja  kishte shkuar pa ujë në “Asim Zenel’ meqënëse   më parë ka qenë në një tjetër fshat. Por drejtori e mohon kategorikisht duke konfirmuar se zjarrfikësja u furnizua në Gjirokastër para se të shkonte në ‘Asim Zenel’.

Nuk mbetet mbrapa nga problematikat edhe shërbimi zjarrfikës i Fierit. Një komandant që mban këtë post prej 10 vitesh në këtë shërbim u thotë gazetarëve  se këpucët i blejnë vetë, po ashtu edhe veshjet . Makinat, jo vetëm që i kanë të pakolauduara, por njërën e kanë modifikuar vetë si zjarrfikëse duke i vënë një depozitë për ujë.  Por vjetërsia e këtyre mjeteve ndikon edhe në procesin e ndezjes së tyre nga ana motorike, duke kërkuar një kohë, që në momente të caktuara është “flori”.   Ai tregon që zjarret i kanë përballuar me pompa në kurriz dhe mjete rrethanore.

Librazhdi ofron një panoramë akoma edhe më të zymtë. Përveçse mjetet janë të vjetra dhe të pakolauduara, një makinë është sajuar si zjarrfikëse, e cila kërkon 8 minuta që të ndizet dhe për këtë arsye e lënë në dishezë, jashtë parkimit. Depozita e ujit është e çarë gjë që bën ta mbushin herë pas here, pa fikur asnjë zjarr.

Edhe në Korçë është e njëjta situatë me automjete të pakolauduara dhe që rrjedhin ujë, veshjet e zjarrit për banesa janë të falura ndër vite, ndërsa për në pyje nuk kanë veshje fare. Punonjësit  shkojnë me veshje të përditshme. Makinat edhe këtu janë të vjetra duke kapur vitin e prodhimit 1963.

Në Pogradec, përveçse të gjitha problemeve që hasen dhe në qytetet të tjera, problem mbetet vendqendrimi i automjeteve të zjarfikëseve. Ato qëndrojnë në një vend tejet të amortizuar dhe janë të detyruar 3 persona të qëndrojnë me turne si roje.

Fiks Fare e ka trajtuar edhe herë të tjera problematikën që ekziston në vendin tonë përsa i përket shërbimit zjarrfikës. Edhe pse në 2015 ky shërbim u ka kaluar në menaxhim bashkive këto të fundit nuk kanë fonde për ta mirëmbajtur e investuar në këtë shërbim jetik.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore