Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zjarr dhe tymi i zi 'pushtuan' Durrësin/ Momenti i frikshëm kur autobusi i linjës përpihej nga flakët (VIDEO)

Zjarr dhe tymi i zi 'pushtuan' Durrësin/ Momenti i frikshëm

Këto janë pamjet e frikshme kur një autobus i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë pasditen e sotme.

Në videon e siguruar nga Gazeta Shqip dallohen shtëllunga të mëdha tymi dhe zjarr i madh, që kanë përfshirë gjithë zonën ku është duke u djegur autobusi.

Më herët policia njoftoi se shkak për zjarrin mund të ketë qenë një shkëndijë elektrike.

Fatmirësisht nuk ka patur asnjë person të lënduar nga zjarri i madh që përfshiu autobusin.

Rreth orës 16:10, në lagjen “Nr. 15”, Durrës, një autobuz i linjës Durrës-Porto Romano, dyshohet se si pasojë e një shkëndije elektrike në motorr, ka marrë flakë në lëvizje e sipër.

Nga zjarri i rënë në autobuz, nuk ka ansjë person të lënduar .

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe shërbimet e zjarrfikëses, të cilat po punojnë për fikjen e zjarrit.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore