Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

“Do ta përqafoj fort, por pastaj do t’i shkul veshët”/ 'Ringjallja' e biznesmenit jehonë në mediat italiane

“Do ta përqafoj fort, por pastaj do t’i shkul

“Do ta përqafoj fort, por pastaj do t’i shkul veshët”, kjo është fjalia e parë që ka thënë i ati i biznesmenit Italian David Pecorelli. Ai është shumë i emocionuar kur flet për djalin e tij të gjetur pas më shumë se 8 muajsh.

Ishte nusja e djalit që ia dha këtë lajm të mrekullueshëm në telefon. “Ende shpresoja për të, dhe pse kishte kaluar kohë e gjatë. Ajo më mori në telefon dhe më tha Davide është mirë”.

Duket vërtet si komploti i një libri ose filmi, por është historia reale e Davide Pecorelli-t, sipërmarrësit 45-vjeçar nga Lama di San Giustino, i gjetur në një anije të mbytur në brigjet e Livorno pranë një ishulli.

Baba i katër fëmijëve, Pecorelli, ishte zhdukur zyrtarisht në Pukë të Shqipërisë, ku kishte shkuar në një udhëtim pune. Gjurmët e tij bënë të mendohej se ishte brenda një Skoda të djegur të marrë me qira, sëbashku me disa sende personale dhe eshtrat, që në fakt nuk iu atribuuan kurrë atij.

Pastaj, dje, pika e kthesës, e paparashikueshme dhe me mistere ende për t’u sqaruar. Sot ai do të paraqitet në prokurorinë e Perugia-s për të dhënë deklaratat e shumëpritura.

Makina e tij, e marrë me qira në aeroportin e Tiranës në fillim të vitit, u gjet e shkrumbuar nga flakët në një zonë të largët në veri të Shqipërisë, në territorin e Pukës, jo shumë larg Kosovës, shkruajnë mediat italiane.

Brenda automjetit, policia, gjatë një kontrolli, identifikoi sendet personale dhe telefonin e Davides.

Historia e Davide-s, veçanërisht në muajt e parë pas vdekjes së tij, kishte çuar në hipotezën e shumë skenarëve, madje edhe ato më shqetësueset: sipërmarrësi nga San Giustino po kalonte një periudhë shumë delicate në menaxhimin e aktiviteteve të tij dhe që nga shtatori i vitit të kaluar kishte vendosur të gjente pasurinë në Shqipëri, duke tregtuar makineri të shtrenjta për qendrat e estetikës me vlerë dhjetëra mijëra euro./gazeta shqip

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore