Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zhdukja e mistershme dhe vdekja e të riut shqiptar në Greqi, kamerat e sigurisë kapën momentin kur...

Zhdukja e mistershme dhe vdekja e të riut shqiptar në Greqi, kamerat e

Kamera e sigurisë së anijes kishte regjistruar një person që ra në det. Nga dëshmitë e udhëtarëve, rezultoi se ky njeri ishte 36-vjeçari shqiptar Laert Beqaj.

Ai rezultoi i zhdukur prej një viti e gjysmë në Greqi.

Raportohet se ai ra në det më 10 Prill 2019 dhe të afërmit nuk u dorëzuan kurrë deri në gjetjen e trupit.

Skenarët e vdekjes së tij janë tejet të dyshimtë thjesht për faktin sepse ai u gjet i vdekur në një zonë shkëmbore të Andros. George Tsoukalis, një detektiv privat grek tha se duhet të nisin hetimet pranë plazhit të ishullit.

Ai punonte disa punë për të mbajtur familjen e tij, megjithëse nuk ia kishte treguar familjarëve udhëtimin e papritur që ndërmori në Mikonos për të punuar.

Sipas një prej reportazheve të mediave greke, një ditë pas zhdukjes së Laertit, një burrë, i cili ishte në bordin e një anije rrugës nga Rafina për në Mykonos, kishte rënë në det.

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore