Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zhdukja e kafshëve endacakë në Tiranë, sipërmarrësi i njohur: Është e tmerrshme çfarë po ndodh

Zhdukja e kafshëve endacakë në Tiranë,

Zhdukja e kafshëve endacakë në Tiranë ka zgjuar revoltën tek qytetarët, të cilët kanë dalë për mbrojtjen e të drejtave të qenieve që nuk mund të mbrojnë veten. Grupe qytetarësh, përfaqësues të Shoqërisë Civile dhe figura të njohura publike, janë mbledhur fillimisht para Bashkisë së Tiranës për të protestuar dhe më pas janë zhvendosur në Qendrën e Strehimit të Kafshëve në zonën e Kombinatit.

Gjithçka nisi nga një video, ku rrëmbehej zvarrë një qen. Mirëpo kjo nuk është hera e parë që video të tilla bëhen virale në rrjet dhe tregojnë sesi keqtrajtohen, madje dhe vriten, kafshët e rrugës .

Sipërmarrësi Elton Ilirjani ishte sot në një lidhje “Skype” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me emisionin “Shqipëria Live”, ku u shpreh se është e tmerrshme ajo çfarë po ndodh në Shqipëri.

“Kafshët janë një dashurie e madhe. Babai im ka qenë gjahtar profesionist dhe unë jam rritur me to. Ajo që po ndodh në Shqipëri, apo ajo çfarë shoh në mediat sociale, është e tmerrshme. Disa personazhe të njohur kanë postuar video se si disa qen vriten. Ishte dita ime më e keqe. Dykëmbëshit aty janë qesharakë”, tha sipërmarrësi.

Ai tregoi se si qeni i saj, Mona, tani ka bërë një operacion në këmbë, dhe i duhet që të qëndrojë në një vend të izoluar nga të tjerët.

“Mona nuk qëndron në kafaz, por ka bërë një operacion, e më duhet ta mësoj me idenë që të qëndrojë këtu pas dy javësh kur të bëjë operacionin e radhës. Mona është vegjetariane dhe ha speca. Kjo do të thotë se janë një dashuri.  Mona nuk e ka fare qejf mishin. Edhe kur e kaloi operacionin, e nisi me spec, sidomos këtë jeshilin”, tregoi Ilirjani.

Sipërmarrësi u shpreh se në Amerikë nuk ka qen endacakë,pasi atje funksionojnë institucionet. “Edhe vetë popullsia i do, shitjet dhe blerjet e kafshëve janë rritur në kohë pandemie, pasi me këto u shoqëruam. Edhe ish-presidenti Trump, nxori një ligj federal, ku ai që keqtrajtonte qentë dënohej me burg”, përfundoi Eltoni.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore