
Zhdukja e babë e bir në Shkodër/ Policia jep DETAJE: 50-vjeçari ishte bashkë me djalin dhe vajzën por...
Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur ditën e sotme në Shkodër, ku babë e bir u zhdukën pasi makina ku ata udhëtonin u morr para nga rrjedha e ujit.
Nëpërmjet një njoftimi zyrtar policia e Shkodrës ka bërë me dije se për shkak të reshjeve të shumta të shiut, rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje” kishte marrë përpara automjetin ku udhëtonte 50-vjeçari Pjetër Rushaj së bashku me vajzën dhe djalin e tij.
Mësohet se vajza ka arritur të shpëtojë ndërsa uji ka marrë përpara 50-vjeçarin dhe djalin e tij.
“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësisë e Madhe kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Grykë Lugje”, në njësinë administrative Shkrel, Malësi e Madhe, rrjedha e ujit të përroit kishte marrë përpara një automjet me të cilin udhëtonin tre persona, banorë të zonës. (babai, djali dhe vajza).
Në momentin që rrjedha e ujit ka marrë përpara automjetin që drejtohej nga shtetasi P. R., rreth 50 vjeç, vajza ka mundur të dalë dhe është ndihmuar nga një banor i zonës. Vajza ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa babanë e vajzës dhe vëllain e saj i ka marrë rrjedhja e ujit.
Në vendngjarje ndodhen polumbarët e RENEA-s, grupi i evakuim-shpëtimit, grupi alpin i FNSH Shkodër, emergjencat civile dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, të cilët po punojnë për gjetjen e dy shtetasve (babë e bir)”- thuhet në njoftimin e policisë.









Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

"Dorëheqja është detyrim"/ PD publikon spotin, ja kur do mbahet protesta...
Historia e plotë >
Ulet sërish nafta/ Bordi i Transparencës ndryshon ÇMIMET e karburanteve
Historia e plotë >
Këmbimi valutor 6 shkurt 2023/ Me sa blihen dhe shiten dollari e euro për ditën e sotme?

Acari “pushton” Shqipërinë, ja ditët më të ftohta të javës së ardhshme

Me sa blihen dhe shiten dollari dhe euro, këmbimi valutor për ditën e sotme
Aktualitet




