
Zgjedhjet dhe koalicioni me PD/ Mediu flet për kushtet: Marrëveshja që duhet të bien dakord të gjitha palët...
Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, tha se në zgjedhjet e 25 prillit, opozitës i duhet një bashkim sa më i gjerë.
Në një lidhje me Skype për “Top Talk”, ndërsa foli për koalicionin me PD, Mediu tha se kandidat për deputet duhet zgjedhur një njeri që mbledh më shumë vota dhe që duhet të mbështete nga të gjithë.
Ai shtoi se baza elektorale që PD ka, duhet të konsiderohet e përbashkët dhe se bazuar në këtë ka një përcaktim për partitë politike në çdo qark, dhe sipas tij, kjo është marrëveshja që duhet të bien dakord të gjitha palët.
“Nuk është për të parë se ku e ka vendin njëri, ku tjetri. Dalja më vete, është interesi i Partisë Republikane, ndërsa në koalicion zvogëlohet mundësia, por çështja është si do vlerësojmë peshën. Ne jemi ulur me njëri-tjetrit, në rrugë negociatore, për të vlerësuar çdo gjë. Kjo është çështje e të bashkuarit për të fituar, nuk është çështje për të marrë e për të dhënë. Çështja është e thjeshtë, PD ka këtë përqindje dhe bazë elektorale që ka sot, kjo duhet konsideruar e përbashkët dhe bazuar me këtë ka një përcaktim për partitë politike në çdo qark, kjo është marrëveshja që duhet të bien dakord të gjitha palët. Duhet një kandidat që mbështetët nga të dyja palët, duhet që kandidati më i fortë të mbështetet nga të gjithë. E rëndësishme është që kur bashkëpunon, duhet të jesh i drejtë me të gjithë. E rëndësishme është optimizmi i votave dhe kthimi i tyre në mandate. Rama nuk ishte i marrë që bëri këtë ligj, ai e ka përcaktuar qëllimin e tij dhe ne na duhet një bashkim opozitar sa më i gjerë”, tha Mediu.





FOTO/ Aksident i rëndë në aksin Memaliaj-Tepelenë
Historia e plotë >



SHBA-ja e Joe Biden duhet të veprojë jo si një lidership i rikthyer
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

“Unë kurrë nuk e kam parë Trump kaq shumë vetëm, ai po shëron plagët”...
Historia e plotë >
Historia e ish-ministrit grek/ U arratis nga burgu dhe erdhi me not nga ...
Historia e plotë >
Rindërtimi, Edi Rama “hap thesin”: Kontrata me të gjitha kompanitë e ndërtimit dhe vende të reja pune

OKB ngre alarmin: Në Shqipëri sistemi shëndetësor rrezikon kolapsin nga Covid-19 nëse...

Viti i ri shkollor, pandemia rrit tarifat e studimit në arsimin privat
Biznes

Pandemia nuk i futi në krizë/ Çmimet e apartamenteve rriten për vitin 2021
Historia e plotë >


Vendimi i parë i Kushtetueses, kthen mbrapsht kërkesën e një biznesi
Historia e plotë >