Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zgjedhje të reja në 6 bashki? Presidenca reagon pasi Kushtetuesja certifikoi 30 qershorin

Zgjedhje të reja në 6 bashki? Presidenca reagon pasi Kushtetuesja

TIRANË - Presidenca ka reaguar për herë të parë pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, për t'i dhënë "OK" zgjedhjeve lokale të 30 qershorit 2019, që u zhvilluan pa opozitën.

Përmes një reagimi, zëdhënësi i presidentit Ilir Meta njofton se nesër do të ketë një qendrim zyrtar nga kreu i shtetit.

"Sot në mesditë ka mbërritur në protokollin e Institucionit të Presidentit të Republikës njoftimi i Gjykatës Kushtetuese për vendimmarrjen e saj për çështjen e zgjedhjeve vendore 2019.

Në respekt të transparencës dhe për rëndësinë e veçantë, që ka kjo çështje për të gjithë qytetarët, brenda ditës së nesërme Institucioni i Presidentit të Republikës do të ketë një qëndrim zyrtar, që do ta bëjë publik për opinionin vendas dhe ndërkombëtar", thuhet në njoftimin e presidencës.

Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese zbardhi vendimin e plotë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit të vitit 2019, duke rrëzuar kërkesën për ta shpallur procesin si antikushtetues.

Pas zbardhjes së vendimit Presidenti Ilir Meta duhet të dekretojë datën e zgjedhjeve të reja për 6 bashki të cilat kanë mbetur pa kryetarë dhe konkretisht në Shkodër, Durrës, Lushnje, Dibër, Vorë dhe Rrogozhinë./Gazeta SHQIP

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore