Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbulohet skema/ Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si ktheheshin në grekë kriminelët shqiptarë

Zbulohet skema/ Nga policja bionde tek trafikanti nga Vlora, si ktheheshin

GREQI - Detaje të reja janë zbuluar nga grupi i policëve në Greqi, të cilët pajisnin me pasaporta kriminelët, kryesisht shqiptarë, dhe në këtë mënyrë i pastronin nga krimet që ata kishin bërë, duke ju dhënë një identitet të ri.

Mediat greke raportojnë se rolin kryesor në rrjetin e falsifikuesve të dokumenteve e kishte një oficer policie. Po ashtu në këtë rrjet u përfshi edhe gruaja e tij, edhe kjo e fundit një punonjëse policie në Greqi.

Dosja e prokurorisë nxjerr në pah thellësinë e çështjes, ku në total janë përfshirë 43 policë, 9 prej të cilëve janë arrestuar. 

Të paktën 200 (janë identifikuar deri më tani) kriminelë brutalë, vrasës, grabitës, shpërndarës droge janë  “pastruar” nga e kaluara, pasi brenda natës janë kthyer nga shqiptarë apo shtetas të kombësive të tjera në “grekë".

Të “pastruar” nga veprat penale, ata qarkullonin brenda Bashkimit Evropian, ku njëri prej tyre u arrestua në Holandë, teksa transportonte një sasi të madhe droge. Gjithashtu, rasti i shqiptarit të vrarë në pikën e karburantit, hodhi dritë në zbulimin e plotë të grupit.

Shqiptarët me të shkuar të errët, raportohet se paguanin shuma prej 30 mijë eurosh për t’u bërë grekë.

Në kasafortën e “trurit” të këtij grupi, u gjetën 320 mijë euro “të pista” të cilat në asnjë mënyrë nuk justifikohen me të ardhurat e oficerit. Para gjykatës oficeri i lartë deklaroi se këto para janë të një mikut të tij, i cili ia kishte dhënë për t’i ruajtur.

Në dosje përmendet edhe emri i gruas së tij, një oficere policie bionde.

Ndërkohë sipas mediave greke pas këtij rrjeti kriminal qëndron një emigrant 60-vjeçar nga Kazakistani i identifikuar si Dimitris E. Ai me paratë e tij ka mundur që të joshë policët dhe nëpunësit e tjerë që të krijonte këtë fabrikë falsifikimesh me dokumentet greke.

Një tjetër shqiptar ka dalë në skenën e këtij grupi. Ai u arrestua në Holandë, ndërsa me origjinë ishte nga Vlora. Pas verifikimeve rezultoi se shqiptari e kishte të falsifikuar dokumentin grek që mbante dhe lëvizte me të në të gjithë Europën dhe jo vetëm. Konkretisht ky person është dënuar nga Gjykata e Athinës me 12 vjet burg si dhe një gjobë prej 51 mijë eurosh për trafik droge.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore