Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbulohet emri/ Kush është Ministri që u shpërblye nga qeveria me tender 5 milionë euro

Zbulohet emri/ Kush është Ministri që u shpërblye nga

Kompania Hidroterm, me 100% kapital i Ministrit të Ekonomisë në Kosovë, Blerim Kuçi, fiton tenderin rreth 5 milion euro për ndërtimin e spitalit 'Nëna dhe fëmija', Prizren.

Sipas tij fitues është shpallur para se të bëhej ministër dhe deputet. Procedura e tenderit ka zgjatur rreth 1 vit, pasi ka patur shumë ankesa nga operatorët pjesëmarrës.

Pas shpalljes së fituesit përfundimtar, firmës së ministrit,"Hidroterm", kanë vijuar ankesat nga operatorët, por që janë hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimeve. Këto ankesa janë shqyrtuar në kohën kur Blerim Kuçi ka qenë ministër.

Drejtoria Kundër Korrupsionit në Kosovë ka nisur një hetim për konflikt të mundshëm interesi, ndërsa njëri nga operatorët jo fitues, i është drejtuar gjykatës. Ndërkohë, Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës, që ka bërë tenderin nuk pranoi t'i jeptë "Fiks Fare-s" dokumentacionin e dosjes.

Drejtori i institucionit u ul për të dhënë intervistë, por u largua para kameras në momentin që mori vesh objektin e intervistës.

Ai urdhëroi të fliste përgjegjësi i Prokurimeve, Selami Krasniqi, por ky i fundit jo vetëm që nuk pranoi, por i kontaktuar nga gazetarët mbyllte telefonin dhe nuk u paraqit në zyrë për aq kohë sa gazetarët ishin të pranishëm në mjediset e institucionit.

Zbulohet emri/ Kush është Ministri që u shpërblye nga

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore