
Zbulohet EMRI/ Kush është diplomati që do kandidojë me PS-në për bashkinë Vlorë
Ermal Dredha do të jetë kandidati i Partisë Socialiste për bashkinë e Vlorës në zgjehdjet lokale të 14 majit.
Dredha doli fitues në votimin e fshehtë të Asamblesë së PS, të zhvilluar pak çaste më parë. Përballë ish-diplomatit Dredha në garë ishte edhe ish-deputeti i PS, Fate Veliaj.
Nga 250 anëtarë që kanë votuar, 199 janë shprehur pro kandidatit Ermal Dredha dhe 50 vota për kandidatin tjetër në garë, Fate Velaj, ndersa një votë ka dalë e pavlefshme. Sa i përket qarkut të Vlorës, ka disa emra të përfoluar si kandidatë për kryetarë të Bashkive që përfshin ky qark.
Në Bashkinë e Selenicës pritet të zyrtarizohet emri i Dhimitër Kapajt, në Himarë Jorgo Goro, është emri i përfolur deri në këto momente, ndërsa në pikëpyetje mbetet Bashkia e Sarandës, ku nuk është vendosur ende emri që do të garojë për të drejtuar këtë bashki.
Sakaq, PS pritet të zyrtarizojë sot të 61 kandidatët që do të garojnë më 14 maj për Bashkitë e vendit. Zyrtarizimi i kandidatëve do të kryhet në mbledhjen e Asamblesë së PS. Kujtojmë se 27 marsi është afati I fundit për regjistrimin e kandidatëve në KQZ.









Çfarë ndodh kur udhëheqësit shpërfillin të vërtetën?
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

A do të garojë për kryetar të PD-së? Ja si përgjigjet Lulzim Basha: Unë ...
Historia e plotë >
Nga Mustafa Nano te Ervin Bushati, zbulohen emrat e rinj të qeverisë për...
Historia e plotë >
Koncertet, ja sa kushtojnë biletat për artistët kombëtarë e ndërkombëtarë, zbuloni më “të shtrenjtin”!

Popullsia në moshë pune zvogëlohet me 101 mijë persona pas pandemisë

Këmbimi valutor/ Euro në rënie si ASNJËHERË më parë, paundi në minimumin historik
Aktualitet




