
Zbulohet EMRI i shqiptarit që dyshohet se vrau prokurorin paraguajan gjatë muajit të mjaltit
Hetimi për atentatin ndaj prokurorit paraguaian, Marcelo Pecci, më 10 maj në Kolumbi (Kartagjenë) vazhdon dhe tanimë dihen edhe detaje të personave të tjerë të përfshirë.
Zëvendëspresidentja kolumbiane, Marta Lucía Ramírez, paraqiti një dokument me 19 emrat e të kapurve të identifikuar si të ekstradueshëm.
Ata janë dy italianë, një domenikane, një holandez, një shqiptar dhe 14 kolumbianë.
Konkretisht sipas zv.presidentes kolumbiane, shqiptari quhet Klinton Dega.
Ndërkohë janë bërë publiek edhe 12 emra të tjerë nga 19 të kapurit. Ata janë: Diego Mauricio Blanco Blanco (Piloti), Luis Carlos Macías, Alberto Rodríguez Usa, Alejandro Puig, Babel Serge, Claudia Yaned Zapata, Diego Vélez, Edison José Ruiz Martínez, Joham Patiño, Juan Bernardo Agudelo, Naira Mejía, Roberto Amoruso.
Diego Mauricio Blanco Blanco është një pilot, i cili është pjesë e një prej organizatave më të mëdha të trafikut të drogës në Brazil të quajtur ‘Clan Rocha’, drejtuesi i së cilës është Joao Suarez Rocha, i cili zëvendësoi shefin e mëparshëm, Luis Carlos Rocha, të kapur në 2017.
Kjo organizatë kriminale ishte një nga ato që po hetohej nga prokurori paraguaian Marcelo Pecci, i vrarë në Kartagjenë.




Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >




Tre opsionet e Perëndimit përballë urisë globale të shkaktuar nga lufta
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Qershori "i përgjakur" me bilance tragjike, 15 të vdekur dhe 11 të plago...
Historia e plotë >
Çfarë po ndodh? Arrestohen 6 persona në Elbasan, falsifikuan rezultatet ...
Historia e plotë >
Karburantet, nuk preken taksat! Shqiptarët do të vijojnë t’i blejnë më shtrenjtë se vendet e rajonit

74% e kompanive shqiptare planifikojnë të punësojnë të huaj, niveli më i lartë në Rajon

Të dhënat e INSTAT/ Lezha dhe Durrësi me normën më të lartë të papunësisë, ndërsa me më të ulëtën...
Aktualitet


Jahti luksoz pëson papritur defekt në Divjakë, çfarë ndodhi me ekuipazhin
Historia e plotë >

