Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbulohet bakteri i rrezikshëm te salçiçet “Wudy”, gazetarja e njohur: Shqetësuese, të moshuarit nuk i lexojnë datat e kadencës

Zbulohet bakteri i rrezikshëm te salçiçet “Wudy”,

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar ditën e djeshme për konstatimin e një bakteri të rrezikshëm në disa prodhime të markës së salçiçeve “Wudy” që shiten në Shqipëri.

Bëhet fjalë për bakterin “Listeria monocytogenes”, i cili nëse futet në sistemin tretës mund të shkaktojë një mori problemesh.

AKU thekson se gjithçka ka ndodhur pas një njoftimi nga sistemi RASSF i Bashkimit Europian në lidhje me sigurinë ushqimore.

Qytetarët shqiptarë nuk duhet të konsumojnë produkte “Wudy”, pasi nga analizat e kryera në Itali, ka rezultuar se ato janë të kontaminuara me Listeria monocytogenes, një bakter që përbën risk me ndikim serioz për shëndetin e njeriut.

Konkretisht qytetarët nuk duhet të konsumojnë produktet “Wudy” me sasi 1 kg që kanë datë skadence nga 20 shtatori deri në 24 nëntor 2022.  Gjithashtu nuk duhet të konsumohen as produktet me peshë 150 gram dhe 250 gram me datë skadence deri në 29 nëntor, si dhe produktet “Wudy” 100 gramë që skadojnë deri më datë 20 nëntor.

Së bashku me datat e skadencës AKU ka vendosur edhe numrat e loteve të këtyre produkteve që nuk duhet të konsumohen

Zbulohet bakteri i rrezikshëm te salçiçet “Wudy”,

Ky njoftim i rëndësishëm i AKU-së u diskutua ditën e sotme në emisionin “Shqipëria Live” në Top Channel, ku e ftuar në studio ishte gazetarja e “Fiks Fare”, Antela Lika.

Gazetarja e njohur u shpreh se shqetësuese është edhe fakti se këto salsiçe të “Wudy”-t konsumohen nga fëmijët dhe të moshuarit që nuk i shohin datat e skadencave.

“Ajo që unë mendoj që është shqetësuese është për qytetarët, fëmijët dhe moshuarit që i konsumojnë. Edhe nëse të moshuarit i kanë parë lajmet, informacionet, jam e sigurt se prindërit e mi nuk do shikojnë LOT-tet dhe datën e skandecës.

Duhet pak alarm, AKU së bashku me disa institucione të tjera duhet të merren me këtë. Duhet të shohin se sa “Wudy” janë futur në Shqipëri, sa janë konsumuar? Duhet të dimë se sa persona kanë ngrënë këtë produkt”, tha Lika.

Gazetarja më pas ngriti pyetjet: “A ka një ligj se çfarë do të ndodh me këtë produkt? A ka një ligj që të ndalojë importin e këtij produkti?”. Sipas saj, nuk ka një ligj botëror të ndalojë tregtimin e “Wudy”. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore