Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbulohet arsyeja e largimit të Artan Lames/ La drejtimin e Kadastrës për ...

Zbulohet arsyeja e largimit të Artan Lames/ La drejtimin e Kadastrës

Arsyeja e dorëheqjes së Artan Lames nga posti i Drejtorit të Agjencisë së Kadastrës Burime koenfidenciale tregojnë për Dosja.al se Lame është hedhur në fushën e politikës dhe sapo ka nisur një karrierë të rë. Pas 10 vitesh në këtë detyrë, Lame është një nga emrat që ka zgjedhur kryeministri Edi Rama për të kandiduar në një nga bashkitë e Jugut të Shqipërisë.

Ai do t'i bashkohet skuadrës së selizë rozë dhe do të kandidojë më 14 maj 2023, por bashkia të cilën Rama kërkon t'ia besojë, nuk është caktuar ende. 

Ky vendim mësohet të jetë marrë në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Socialiste që u zhvillua sot nën drejtimin e vetë kryeministrit Rama. Sot u njoftuar dhe largimi i Lames nga drejtimi i Agjencisë së Kadastrës, karrige të cilën do ta zërë Dallëndyshe Bici. Kjo e fundit od të prezantohet nesër në orën 10:00 zyrtarisht. 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore