Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbulohen detaje të reja për shqiptarin që u kap me 37 kg kokainë në Mal të Zi, ja ku e kishte fshehur

Zbulohen detaje të reja për shqiptarin që u kap me 37 kg

MALI I ZI - Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga sekuestrimi i 37 kg kokainë nga autoritet malazeze në pikën kufitare Debeli Brijeg një ditë më parë.

Droga dyshohej se vinte nga Shqipëria dhe po transportohej me një makinë me targa shqiptare.

Mediat malazeze raportojnë se pranga është vënë shqiptari me iniciale P.S 55 vjeç, ndërsa me të në mjet ishin edhe dy persona të tjerë po shqiptare, të identifikuar me inicialet E.S., 50 vjeç dhe S.S., 18 vjeç.

Droga ishte e ndarë në 35 pako dhe ishte fshehur në një vend, të përgatitur enkas.

I arrestuari akuzohet se ka kryer veprën penale të prodhimit, posedimit dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore