
“Zbërthehet” sërish Nuredin Dumani/ Zbulon emrin e efektivit të policisë që kishte porosi për ta vrarë, të vdekur e donte...
Një efektiv i policisë së shtetit është marrë më mbrojtje pasi vrasësi i penduar që po bashkëpunon me drejtësinë, Nuredin Dumani, deklaroi se emri i tij ishte në listën e personave që duhej të vritej.
Efektivi është Krenar Guçe, dhe vrasja e tij ishte porositur nga Erion Alibej, krimineli ‘famëkeq’ nga Elbasani i cili ka nisur hakmarrjen për ngjarjen e rëndë të Bradasheshit, ku ai humbi vëllain, xhaxhain dhe një mikun e tij turk pas një shkëmbimi zjarri me një bandë kundërshtare.
Mësohet se Guçe ka marrë një dëshmi të rëndësishme nga Euglen Halili, një dëshmitar që hodhi dritë mbi vrasjen e Emiljano Ramazanit, e porositur nga vëllai i Alibejit.
Halili dha detaje dhe për vrasjen e vëllezërve Haxhia dhe më pas edhe për atentatin ndaj Anxhelo Avdisë dhe Dorian Shkozës.
Nga dëshmia e Nuredin Dumanit u mësua se Erion Alibej ishte në dijeni të punonjësit të Policisë që kishte marrë dëshminë e Halilit, dëshmi që kishte çuar në pranga edhe ushtarin e Alibejt dhe shokun e Halilit, Xhuliano Hoxhaj. Për këtë arsye dyshohet se vendosi të kërkojë ekzekutimin e tij dhe i dërgoi Dumanit fotografinë e efektivit Guçe, i cili tashmë ësjtë marrë në mbrojtje nga policia.


Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës
Historia e plotë >





Aksident i rëndë në Berat/ Makina përfundon në lumë, vdes nëna me 6-vjeçarin
Historia e plotë >
Rruga më e shpejtë drejt paqes në Ukrainë
Historia e plotë >Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

S'ishte paralajmërim, por atentat! Detaje nga tritoli që iu vendos drejt...
Historia e plotë >
Vetëm me 200 lekë në xhep, SPAK “shkund” ish-kryebashkiakun e Dibrës...
Historia e plotë >
Bordi ul sërish naftën/ Ja ndryshimet e reja në çmimet e karburanteve

Kapja më e shpejtë e rasteve me COVID, ja pajisjet e reja që siguroi Fondi Global

Barometri i Ballkanit, shqiptarët më arsimdashësit në rajon, 50% mendojnë se progresi në jetë vjen nga shkolla
Aktualitet




