Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbardhet VRASJA e Mario Mukës në Gjermani, arrestohen dy autorët shqiptarë

Zbardhet VRASJA e Mario Mukës në Gjermani, arrestohen dy autorët

Janë arrestuar dy autorët e vrasjes së 42-vjeçarit shqiptar Mario Muka në Gjermani.

Vetëm dy ditë pas krimit të ndodhur në Gjermani, autoritetet kanë vënë në pranga autorët që janë gjithashtu shqiptarë. Bëhet fjalë për dy të rinj të moshave 20 dhe 26 vjeç, identitetet e të cilëve nuk janë zbardhur ende.

Të rinjtë, të njohur për policinë për lidhje me trafikun e drogës janë ndaluar për një kontroll rutinë nga policia. Por, pas verifikimeve ka rezultuar se ata janë ekzekutorët e Mukës.

“Fillimisht arrestimi i tyre është bërë për një arsye që nuk kishte lidhje me vrasjen, por se pas arrestimit u bë lidhja e tyre me ngjarjen dhe tani akuzohen për vrasje”, tha një zëdhënëse e policisë.

Muka u vra mbrëmjen e ditës së hënë, më 28 nëntor në Krefeld. 42-vjeçari rezulton të jetë pronar i një karburanti në ‘Katër Rrugët’ e Shijakut dhe kishte emigruar drejt Gjermanisë në vitin 2018.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore