
Zbardhet dëshmia e sanitares së “Shefqet Ndroqit” që zhvati 8 mln lekë: Jam e tronditur, do flas...
Tire Alldervishi, sanitarja që u shtir si infermiere dhe zhvati tetë milionë lekë nga vajza e një zonje të infektuar me Covid-19, e cila më pas ndërroi jetë, do të njihet sot me masën e sigurisë.
Një ditë pas arrestimit të saj, sanitarja do të dalë para trupit gjykues, ku do të mësojë fjalën e togave të zeza.
Dosja.al ka mësuar se Alldervishi në dëshminë e saj as nuk ka mohuar dhe as nuk ka pohuar përfshirjen e saj në skandalin e denoncuar. Ajo mësohet të jetë shprehur përpara hetuesve se është e tronditur, por që do të flasë në një moment të dytë në lidhje me ngjarjen.
“Nuk kam asgjë për të thënë jam e tronditur, do flas në një moment të dytë”, mësohet të ketë thënë Alldervishi para hetuesve.
Sanitarja u vu në pranga një ditë më parë, ndërkohë që katër persona të tjerë janë pjesë e stafit të spitalit “Shefqet Ndroqi” janë vënë në hetim, pasi dyshohet se kanë bashkëpunuar me të.





Automjeti përplas efektiven e policisë në Tiranë
Historia e plotë >



Denonco
Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Naço kaloi te PS, por krushku Haxhinasto mbetet me LSI-në
Historia e plotë >
Përgjime masive: Shërbimi i fshehtë gjerman, BND sërish nën presion përb...
Historia e plotë >
Testi super i shpejtë i Covid merr dritën jeshile në SHBA: Realizohet nga shtëpia

Studimi surprizues: E ftohura mund t’ju mbrojë nga Covid-19

Eutenazia, pacientëve iu jepet ilaçe qetësuese para injeksionit vdekjeprurës
Biznes



Platforma HelpDesk në shërbim të tatimpaguesve për Fiskalizimin
Historia e plotë >
