Quantcast
Lidhje të rëndësishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbardhen detajet TRONDITËSE: Serbët mbajtën peng për 17 ditë trupin e shqiptarit, u munduan me çdo kusht të mbulojnë...

Zbardhen detajet TRONDITËSE: Serbët mbajtën peng për 17

Ish-luftëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Meçan Zotaj thotë se shteti serb ka lejuar tërheqjen e trupit të 28-vjeçarit nga Kosova, Arben Zymberi, 17 ditë pasi ai humbi jetën në burg.

Zotaj u shpreh për euronews, se autoritetet serbe janë munduar me çdo kusht që të mbulojnë çdo dhunë, çdo terror që është ushtruar në trupin e Artanit.

Sipas tij, Kosova dhe Shqipëria duhet të dërgojnë ekspertët e tyre për autopsinë e trupit.

“Pas 17 ditësh, shteti serb ka lejuar që të tërhiqej trupi i tij, ata janë munduar me çdo kusht që të mbulojnë çdo dhunë, çdo terror që është ushtruar në trupin e Artanit.

Dhe pas 17 ditësh, me insistim të shtetit të Norvegjisë, me kërkesë të familjes. Ata e kanë lëshuar trupin, dje ka udhëtuar për në Norvegji. Me kërkesën e familjes, autopsia do të bëhet atje.

Është e udhës dhe është e domosdoshme që Kosova të dërgojë ekspertët e vet, të bashkëpunojë me Norvegjinë, por edhe Shqipëria si të drejtë kushtetuese që e ka të kujdeset për çdo shqiptar që gjendet jashtë trojeve shqiptare kudo që janë, nuk do të ishte keq që të dërgonte një ekspert të autopsisë nga ana e saj që të bëhej një komision që të zbardhet e vërteta për një djalë të ri, i cili thjesht e donte jetën dhe e donte atdheun aq shumë”, theksoi ai.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Aktualitet

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore