Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Zbardhen detaje nga skema e mashtrimit, Tire Alldervishi hiqej si tezja e pacientes me COVID

Zbardhen detaje nga skema e mashtrimit, Tire Alldervishi hiqej si tezja e

Sanitarja e ‘Shefqet Ndroqit’ që u hoq si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje me COVID, e cila më pas humbi jetën, 800 mijë lekë ka dalë sot para gjykatës për masën e sigurisë. Gjykata pranoi kërkesën e Prokurorisë dhe vendosi 'arrest me burg' për Alldervishin për akuzën 'mashtrim me pasoja të rënda'.

Prokurori i çështjes, Bledar Valikaj, ka deklaruar në seancë se po zhvillohen hetime nëse kemi të bëjmë një skemë zhvatje ndaj të sëmurëve me COVID-19. Duke dhënë detaje ai është shprehur se Alldervishi ka kërkuar fillimisht 2 mijë lek vetëm për të futur telefonin.

Tirja i jepte kallëzueses edhe një liste me ilaçe që duhet të blinte për kurimin e së ëmës. Ajo në momente të caktuara ka kërkuar edhe 7 mijë lek, madje i cilësonte pak.

Në funksion të hetimeve, prokurori bëri me dije se do të sekuestrohen në vijim kartelat shëndetësore tek "Shefqet Ndroqi".

Ndërkohë, të tjera detaje janë mësuar nga mënyra se si mashtronte Tire Alldervishi, që u prezantua si infermiere dhe i mori vajzës së një pacienteje në COVID-2 800 mijë lekë.

Burime për “Report Tv” nga spitali thonë se sanitarja Alldervishi është paraqitur tek personeli i sanatoriumit sikur e kishte teze pacienten, e cila fatkeqësisht humbi jetën.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore