Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Ylli Ndroqi sulmon portalin e Ridvan Bodes dhe Aleksandër Frangajt, i quan fundërrina

Ylli Ndroqi sulmon portalin e Ridvan Bodes dhe Aleksandër Frangajt, i quan

Gazetari Elio Laze, një nga bashkëpuntorët më të ngushtë të pronarit të Ora News, Ylli Ndroqi, ka reaguar sot për sulmet ndaj këtij të fundit.

Nëpërmjet një postimi në facebook, Laze shkruan se një portal, në pronësi të një “fundërrine” siç e quan ai, ka vënë gjoba vazhdimisht ndaj Ylli Ndroqit dhe Ora News.

“Ai është një personazh grotesk, pazarxhi, gjobaxhi, klloun i tavolinave të ministrave dhe drejtorëve” - shkruan Laze në facebook për portalin gjobëvënës.

Laze shton më tej se ky portal përdoret si pushkë gjobe, nga Ridvan Bode dhe nga kushdo që i jep para. Këtu përfshihet edhe Aleksandër Frangaj i cili dihet që financon rregullisht portalin në fjalë për të goditur Top Channel dhe drejtuesit e saj.

Më poshtë postimi i Elio Lazes, bashkëpuntorit të Ylli Ndroqit:

Por eshte dhe Elvi Fundo-rrina. Nje personazh grotest, pasarxhi, gjobaxhi, klloun i tavolinave te ministrave dhe drejtoreve, i cili kur deshtoi t’i vinte gjobe Ylli Ndroqit, e ktheu ne histori “parimore”.
Elvi Fundo-rrina!

Keto dite ashtu kemi disa pune dhe nuk kam kohe te merrem me nje funderrine rrugesh. Por shpejt, kur kjo te mbaroje ti do te jesh i pari qe une personalisht do ta kallzoj ne organet e drejtesise.

Do te te padis per gjobvenie, per fshehje te ardhurash, per shantazh, mashtrim dhe evazion fiskal.

Nuk kam dashur te merrem me nje funderrine, por ti Elvi Fundo-rrina me detyron. Sepse ti e njeh veten. E di qe sa me siper jane te verteta. Dhe nuk i mohon dot. Por ne vend qe te ulesh koken dhe te shpenzosh leket e krimit me te cilat ushqehesh, ti ben parimorin. Mos mor. Ti? Ti parimor?

Te kishe parime ti nuk peshtyje per Top Channel. Ekranin qe te dha mundesine te shkoje tek Ritvani per tu specializuar si gjobvenes dhe mashtrues. Por ti nuk ke din e iman.

Shif e rregullo letrat e vjehrres dhe te Gentianes qe e bere pronare pa firmos asgje, se per te tjerat kur te jesh ne burg do kujdeset kunati yt mashtrues qe do kujdesem personalisht te humbase licensen e avokatit, te cilen e mban pa te drejte ligjore per shkak se eshte i denuar nga gjykata.
Per sonte kaq.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore