Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Xhaçka pas zgjedhjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së: Kosova, shtyllë e politikës sonë së jashtme

Xhaçka pas zgjedhjes së Shqipërisë në Këshillin

Ministrja e Jashtme e Shqipërisë tha pas zgjedhjes së Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së se çështja e Kosovës do jetë një shtyllë e rëndësishme e politikës së jashtme të vendit dhe me pjesëmarrjen në këshill, lobimi për pavarësinë e saj do jetë edhe më i fuqishëm.

“Shqipëria do të jetë pjesë e Këshillit të Sigurimit për të avancuar një axhende globale sa i takon paqes dhe sigurisë. Mund të ofrojmë në tryezën e Këshillit të Sigurisë edhe zgjidhjet që vijnë nga vendi ynë dhe nga rajoni ynë për të pasur një kontribut të qenësishëm. Avancimi çështjes së Kosovës është një shtyllë e rëndësishme e politikë sonë të jashtme. Do mbështesim dialogun për të mbyllur një dosje tragjike në rajonin tonë por edhe duke pasur parasysh se avancimi i çështjes së Kosovës është ngushtësisht i lidhur me paqen dhe stabilitetin në rajon.” – tha Xhaçka në një lidhje me drejtpërdrejtë me Report TV.

Ajo shtoi më tej se zgjedhja në këtë pozicion është e një rëndësia të jashtëzakonshme për vendin pë sa i përket mundësive dhe prestigjit të politikës së jashtme.

“Ka vende që janë angazhuar duke lobuar gjatë gjithë këtyre viteve për të mundësuar këtë që Shqipëria ka sot. Shqipëria duke u ulur si një vend i vogël përfaqësues i rajonit, i grupit të Europës lindore të tryezës së madhe të vendimmarrje globale të paqes dhe sigurisë. Sigurisht është një mundësi e jashtëzakonshme për Shqipërinë. Është një mundësi e jashtëzakonshme e prestigjit të politikës sonë të jashtme, për të forcuar marrëdhëniet me aleatët e partnerët tanë tashëm në rang global dhe për të vendosur marrëdhëniet të tjera. Në 65 vite anëtarësim të Shqipërisë në OKB, Shqipëria nuk e pasur asnjëherë këtë mundësi. Kjo është mundësia e një gjenerate.” – shtoi ministrja nga Nju Jorku.

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Zgjedhje 2021

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore