Lidhje te rendesishme Rrjetet tona shoqërore Shqip merr pjesë në programe të ndryshme marketingu ku mund të përfitojë komisione për produktet e zgjedhura në artikujt e publikuar.

Aktualiteti

Wayne Rooney 'var këpucët në gozhdë', tërhiqet zyrtarisht nga futbolli

Wayne Rooney 'var këpucët në gozhdë',

Wayne Rooney, futbollisti-trajner i Derby County, ka njoftuar tërheqjen e tij zyrtare nga futbolli, për t’u përqendruar në karrierën e tij si trajner.

35-vjeçari, ish-sulmues i Manchester United dhe kombëtares angleze, nënshkroi një kontratë të re me Derby, deri në vitin 2023. Pas firmosjes së saj, ai njoftoi se nuk do të luajë më futboll, por do të jetë vetëm trajner.

Rooney është golashënuesi më i mirë i historisë së United, me 253 gola në 559 ndeshje. Ai luajti me “Djajtë e Kuq” plot 13 sezone, ku fitoi 5 tituj kampion në Angli, një FA Cup, 3 Kupa Lige, një Champions League dhe një Europa League.

Me Anglinë, Rooney shënoi 53 gola në 120 ndeshje, por nuk arriti dot të fitonte një trofe me “Tre Luanët”.

Wayne Rooney 'var këpucët në gozhdë',Wayne Rooney 'var këpucët në gozhdë',

 

Denonco

Keni informacion në interes të publikut? Dërgojeni në Shqip duke klikuar këtu.

Poll

Biznes

Ndiqni të gjitha lajmet e fundit
në rrjetet tona shoqërore